У нас вы можете посмотреть бесплатно "Gjyqtari i GJKKO merr më shumë para se presidenti", Karamuço: Ngërç artificial или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debatin e ditës mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama. Të hënën kryeministri foli në rrjetet sociale pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flisnin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Shoqata e Gjyqtarëve e komentoi këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”. Këtë të mërkurë institucionet iu përgjigjën flakë për flakë njëri tjetrit. Rama, theksoi sërish se kërkesa e tyre është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor. Edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë reagoi publikisht duke theksuar se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme. Sipas tyre çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. Por dhe ata nuk mbetën pa përgjigje nga kryeministri. Në këtë debat në distancë, u përfshi edhe kreu i opozitës Sali Berisha i cili pranon se qeveria ka të drejtën ekskluzive për të rritur pagat e magjistratëve, por lëmshin sipas tij e bëri vetë Rama. Gjyqtarët kanë çuar kërkesën e tyre për rritje page në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur përplasjet publike mes palëve janë shtuar. Sa cenohet ndarja e pushteteve? A është kërkesa për rritje të pagave të magjistratëve 'molla e sherrit' e radhës mes kryeministrit dhe sistemit të drejtësisë?Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopStory#GridaDuma#TopChannel