У нас вы можете посмотреть бесплатно Mësuesia një mision fisnik, arsimtarët festojnë 7 Marsin, marrin buqeta me lule или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv Në ditën e 7 Marsit, kur nderohet figura e mësuesit, historia e një çifti nga Berati tregon se dashuria për arsimin mund të zgjasë një jetë të tërë. Për mësuese Adelinën, vitet në arsim janë ndër më të bukurat. “Ka qenë puna më e bukur që kam bërë. Është kënaqësi të punosh me fëmijët, t’u japësh dashuri dhe t’i shohësh më pas të rritur në profesione të ndryshme”, thotë Adelina Parangoni. Dalja në pension e Qemalit, bashkëshortit të saj, ishte një nga momentet më të vështira për të, që ende e kujton me shumë emocion. “Ka qenë një moment shumë emocional. E mendoja prej një viti që do të dilja në pension dhe emocionet ishin të jashtëzakonshme. Është e vështirë të shkëputesh nga një punë që e ke bërë për 45 vite”, thotë Qemal Skëndaj. “Mësuesia nuk është vetëm një punë, është një mision”. Me këtë moto, Klevis Balliu nis çdo ditë punën e tij si mësues në shkollën “Abdyl Paralloi” në Elbasan. Këtë 7 mars, nxënësit e pritën me buqeta lulesh në duar. Mësuesia është një profesion që mbetet i dashur edhe kur del në pension. Kështu thotë Hajrie Kuka, e cila vijon të rikthehet shpesh në shkollën ku punoi në Tiranë. Për të, mësuesia është një profesion fisnik që kërkon jo vetëm të japësh dije, por edhe përkushtim dhe dashuri për nxënësit. Në këtë 7 Mars, mesazhi i mësueses për kolegët e saj është të shohin përtej profesionit e mbi të gjitha të formojnë qytetarë./vizionplus.tv