У нас вы можете посмотреть бесплатно "Puna më e mirë e 10 ditëve të Dhul-Hixhes" - Sabaudin Jashari или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vlera e dhjetë ditëshit Nga dobitë e këtyre kohërave është edhe zëvendësimi i mangësive që i kemi bërë në të kaluarën. Allahu i Lartësuar vazhdimisht i jep robit të Tij dhurata të ndryshme, kurse njëra nga ato dhurata është edhe dhjetë ditshi i parë i muajit Dhul-Hixhe. Nuk ka kohë nga këto kohëra të zgjedhura, vetëm se Allahu t’i ketë dhënë detyrën e saj të adhurimit, me anë të të cilave i afron robërit e Tij pranë Vetes. I lumtur është ai i cili i shfrytëzon këta muaj, ditë e orë për t’u afruar te Zoti i tij me ibadetin e vet. Pra, muslimani duhet ta dijë vlerën e jetës, të shtojë ibadetin ndaj Allahut të Madhëruar, të bëjë gjithmonë vepra të mira, deri në vdekje. Nga begatitë e Allahut ndaj robërve të Tij është edhe caktimi i disa sezoneve për vepra të mira, ku ata i shtojnë këto vepra gjatë këtyre ditëve, bëjnë gara që të afrohen te Zoti i tyre. I lumtur konsiderohet ai që përfiton gjatë këtyre sezoneve dhe nuk lejon që t’i kalojnë ato kot. Nga këto sezone me vlerë janë edhe dhjetëditëshi i parë i Dhul-Hixhes. Për këto ditë Profeti (a.s) ka dëshmuar se janë më me vlerë se çdo ditë tjetër dhe ka nxitur njerëzit për bërjen e veprave të mira gjatë këtyre ditëve. Ajo që e shton edhe më shumë vlerën është se Allahu i Lartësuar është betuar në këto dhjetë ditë. Vetëm kjo na mjafton të kuptojmë madhërinë e këtyre ditëve, për shkak se i Madhëruari nuk betohet vetëm se në diçka të madhe. E tërë kjo është shkas që nga besimtari të kërkohet ta japë mundin gjatë këtyre ditëve, t’i shpeshtojë veprat e mira dhe të kuptojë formën e saktë të pritjes dhe shfrytëzimit të tyre. Në vazhdim do të sqarojmë vlerën e dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhes, vlerën e veprave gjatë këtyre ditëve dhe cilat vepra janë të preferuara të praktikohen. Lusim Allahun e Lartësuar të na mundësojë që të përfitojmë gjatë këtyre ditëve dhe të na ndihmojë në shfrytëzimin e tyre, ashtu si Ai është i kënaqur me ne! Mirësia e këtyre ditëve: Janë ditët më të mira dhe më të bereqetshme në jetën e besimtarit. Transmetohet nga Xhabiri (r.a) se Profeti Muhammed (a.s) ka thënë: “Nuk ka ditë që punët e mira janë të dashura për Allahun më shumë se në këta 10 – të ditë”. I thanë: “As lufta në rrugën e Allahut?” Tha: “As lufta në rrugën e All-llahut, përpos ai i cili ka dalë me vetën dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre në shtëpi”. Me të vërtetë prezantimi i këtyre dhjetë ditëve është mirësi e madhe nga Allahu i Madhëruar për robërit e Tij, për ata të cilët ia dinë vlerën. Është detyrë për muslimanin ta njohë këtë mirësi e ta shfrytëzojë këtë rast. Kështu që t’i veçojë këto dhjetë ditë me sa më shumë vepra të mira, të mundohet t’i shtojë sa më shumë ibadetet. Nga mirësitë e Allahut mbi ne është shtimi i rrugëve të veprave të mira dhe llojshmërisë së ibadeteve, në mënyrë që të qëndrojë muslimani gjithmonë i freskët e i gatshëm në adhurimin e Zotit të tij. Vendosshmëria serioze për shfrytëzimin e këtyre ditëve: Është e nevojshme për muslimanin të jetë i kujdesshëm që këto ditë t’i kalojë me përmendje të Allahut dhe vepra të mira. Kush mundohet për diçka, Allahu i ndihmon atij dhe do t’ia sigurojë shkaqet që do t’i ndihmojnë në kryerjen e këtyre veprave. Ai që është i sinqertë me Allahun, edhe Allahu do të jetë i sinqertë me të. Allahu i Lartësuar thotë: “E ata, të cilët kanë dhënë mundin për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e besimtarëve.”[1] Largimi nga mëkatet: Sikurse që veprat e mira janë shkaktarë për afrimin ndaj Allahut, gjithashtu edhe mëkatet janë shkaktarë për largimin nga Allahu dhe distancim nga mëshira e Tij. Është shumë e mundur që njeriu të ndalohet nga rahmeti i Allahut për shkak të mëkatit që e vepron, prandaj nëse ke ëndje për mëshirë, falje të mëkateve dhe shpëtim nga zjarri i Xhehennemit, ki kujdes nga mëkatet gjatë këtyre ditëve dhe ditëve të tjera. Ai i cili e kupton se çfarë kërkon, nuk i duket e rëndë çfarwdo që sakrifikon. Prandaj, vëlla i dashur, ki kujdes në shfrytëzimin e këtyre ditëve, mundohu që t’i presësh sa më mirë dhe të mos kalojnë ashtu kot, e të pendohesh atëherë kur pendimi nuk ka dobi. Allahu i Lartësuar është betuar në këto dhjetë ditë. Kur All-llahu betohet në diçka, kjo aludon në madhërinë e saj dhe vlerën që ka, për shkak se i Madhërishmi betohet vetëm në diçka të rëndësishme dhe që ka vlerë të madhe, e cila është në dobi të besimtarit. Allahu i Lartësuar thotë: “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun!”[2] Dhjetë netët për të cilët Allahu betohet këtu janë dhjetë netët e para të Dhul-Hixhes, ky është mendimi i shumicës së komentatorëve të Kuranit. Ibn Kethiri thotë se kjo është më e sakta, kurse në këtë mendim qëndrojnë edhe Abdullah ibn Abasi dhe komentatori i njohur El-Muxhahid. Kurse betimi i Allahut të Madhërishëm në çiftin dhe tekun, sipas mendimit të dijetarëve, ka të bëjë me ditën e nëntë dhe të dhjetë të Dhulhixhes. per me shume ndiqni: https://ardhmeriaonline.com/vlera-e-d...