У нас вы можете посмотреть бесплатно Albini, hakmarrja e Lumirit dhe ASI SPATHI i Fatmir Limajt - Shkrim nga NTV или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Ka histori politike që përshkruhen me shifra, deklarata dhe sondazhe. Dhe ka të tjera që kërkojnë të ndjehen, të kuptohen si rrëfim i pashkruar që përshkon dekadat për t’u shfaqur në një marrëveshje të beftë. Rasti i Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit është një prej tyre” – Keshtu e ka nisur editorialin e tij te fundit analisti Baton Haxhiu duke theksuar se “Pakti mes tyre nuk është një kalkulim i zakonshëm koalicionesh” “Është më shumë se një bashkëpunim për vota; është një marrëveshje per mbijetesë politike, që tenton ta kthejë një armiqësi të kahershme në një aleancë që përfshin jo vetëm të tashmen, por edhe zgjedhjet e ardhshme. Në zemër të kësaj marrëveshjeje është ajo që në tavolinë quhet “pako” – një paketë që nuk përmban thjesht poste, por një projekt për të mos u fundosur të dy në të njëjtën kohë” – ka deklaruar Haxhiu. Ai ka kujtuar se para zgjedhjeve të fundit, Fatmir Limaj iu afrua Partisë Demokratike të Kosovës për një koalicion që do të kishte natyrën e një rikthimi në shtëpi. Prejardhja e përbashkët ideologjike, rrënjët në UÇK dhe një ndjenjë e përbashkët për humbjet dhe fitoret politike e bënin atë rikthim të natyrshëm. “Aq i thellë ishte ky afrimi sa që Limaj ishte gati të shkrihej brenda PDK-së. Por, historia kishte memorie më të gjatë se ofertat pragmatike” – ka shkruar analisti i njohur. Në një kthesë të errët të vitit politik 2011, kur Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kishin refuzuar që Behgjet Pacolli të bëhej president, PDK-ja filloi te ndahej perbrenda vetes dhe nga ajo kjo plagë doli NISMA. Nëse atëherë dukej si një largim per ego, sot duket si një strategji me kosto. Ate kohe Nisma mori më shumë se 6% ne votime dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverise se PDK-së, duke ia dorëzuar për herë të parë Isa Mustafës postin e kryeministrit. Ky ishte çmimi i një hakmarrjeje të hershme dhe i një strategjie pa falje. Por, më shumë sesa numrat, ishte narrativa që po ndryshonte. Dueti Limaj-Haradinaj, të dy nga radhët e UÇK-së, i dha krah diskursit të Lëvizjes Vetëvendosje kundër PDK-së. Kurti ndërtoi një armë të pamëshirshme diskursive kundër Hashim Thaçit, dhe, me kohë, përthithi edhe një pjesë të elektoratit të LDK-së. #lajmetefundit #kosova #limaj #nato #tregimepopullore #zgjedhjet2025 #marreveshje #asociacion #shba #be source; Kosovo Online source; Zeri Amerikes source; Top Chanel NTV 𝐓𝐄𝐋𝐄𝐕𝐈𝐒𝐈𝐎N Subscribe to our channel \"NTV Televizion\" on YouTube for daily NEWS and INFO NTV Family on the WEB: ►Visit us on https://www.ntv.al ►Follow us on Instagram: / ntv.al ►Like us on Facebook: / ntv.television ____________________________ NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota! Prodhim i NTV Televizion 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV ℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved. NTV