У нас вы можете посмотреть бесплатно "Saga e një Dinastie" Pjesa 3/ Konflikti mes Isamil Qemalit dhe Bektash Cakranit, shkak konçesionet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në emisionin "Autokton" të gazetares Anila Ahmataj, u zhvillua pjesa e 3-të e "Saga e një Dinastie" Konflikti i fortë mes Ismail Qemalit dhe Bektash Cakranit, shkak konçesionet.... Qëndrimit ngutës së qeverisë provizore i del përballë qëndrimi këmbëngulës i një opozite patriotësh së vendosur me në krye Bektash bej Cakranin, përfshi edhe disa ministra të tjerë të vetë qeverisë, ku në një memorandum drejtuar asaj, i kërkonte të anulonte konçesionet ndaj të huajve. Po lind në Qeverinë e Vlorës një opozitë nga më të fuqishmet, kemi të bëjmë me një opozitë serioze e cila s`kërkuaka gjëra të erës dhe mërira, por gjëra fondamentale. Siç mësojmë në këtë opozitë qënkan shumë njerëz të provuar në luftra kombëtare” shkruan Mihal Grameno në gazetën "Atdheu" Opozita e parë në historinë e shtetit e nënshkruan atë me Bektash bej Cakranin dhe 67 krerë elitarë, si Faik Bej Konica, Hasan Bej Prishtina, Pandeli Cale, Dervish bej Hima, Fazil Pashë Toptani, Sotir Kolea, Baki bej Gjebrea, Hamid Bej Toptani, Sami Bej Vrioni, Qemal Bej Vrioni, Hajredin Bej Fratari, Ismail Bej Klosi etj. Ministri i thesarit papritur pa që qeveria duke dërguar në fillim të shtatorit 1913 duke dërguar një forcë luftarake qindra trupash, ku vrasin banorët dhe djegin Pazarin e Cakranit.