У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Irani po zhvillon një raund të ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara të enjten në Gjenevë. Por, arsenali i tij i raketave ka qenë një pikë ngërçi në negociata. Mbi të gjitha, perëndimi e konsideron arsenalin e raketave balistike të Iranit si një kërcënim ushtarak konvencional për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe një mekanizëm të mundshëm shpërndarjeje për armë bërthamore, nëse Teherani i zhvillon ato. Vetë Irani mohon çdo qëllim për të ndërtuar bomba atomike. Por cili është arsenali i raketave të Iranit? Irani ka rezervat më të mëdha të raketave balistike në Lindjen e Mesme, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së. Ato kanë një rreze veprimi prej 2,000 km, që zyrtarët iranianë e konsiderojnë të mjaftueshme për të mbrojtur vendin, pasi mund të arrijnë Izraelin. Shumë nga vendet e lëshimit të raketave të Iranit janë brenda dhe përreth Teheranit. Ka të paktën pesë "qytete raketash" të njohura, nëntokësore, në provinca të ndryshme, duke përfshirë Kermanshah dhe Semnan, si dhe pranë rajonit të Gjirit. Arsenali përfshin raketa të shumta me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë Izraelin. Këto përfshijnë Sejil, me një rreze veprimi prej 2,000 km; Emad, me rreze 1,700 km; Ghadr, me rreze 2,000 km; Shahab-3, me rreze 1,300 km; Khorramshahr, me rreze 2,000 km; dhe Hoveyzeh me rreze 1,350 km. Gjatë luftës 12-ditore me Izraelin në qershor 2025, Teherani lëshoi raketa balistike në Izrael, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke shkatërruar ndërtesa. Sipas vlerësimeve, në këtë luftë, izraeli "ka të ngjarë të ketë shkatërruar rreth një të tretën e raketave-lëshuesve iranianë". Por, zyrtarë nga Teherani kanë thënë se vendi është rikuperuar nga dëmet e pësuara. Irani gjithashtu iu përgjigj pjesëmarrjes së SHBA-së në luftën ajrore të Izraelit duke lëshuar raketa mbi bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar. Teherani dha paralajmërim paraprak dhe askush nuk u lëndua. Uashingtoni njoftoi një armëpushim disa orë më vonë. Shoqata e Kontrollit të Armëve thotë se programi i raketave të Iranit bazohet kryesisht në dizajnet e Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe ka përfituar nga ndihma kineze. Irani gjithashtu ka raketa lundrimi si Kh-55, një armë ajrore me kapacitet bërthamor me rreze veprimi deri në 3 mijë km. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Arsenali#Balistik#Iran