У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 12 Shkurt 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 12 Shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Kuvendi, deklaratë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: “Specialja” po shtrembëron historinë Kuvendi i Shqipërisë miraton me 92 vota pro një deklaratë të përbashkët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në deklaratë theksohet se Prokuroria Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë. Avokati i Kadri Veselit: Do të lirohet si i pafajshëm. Gjykata të mos u besojë dëshmitarëve nga Serbia Në Gjykatën Speciale të Hagës, avokati i Kadri Veselit paraqiti sot mbrojtjen. Ai i kërkoi gjykatës të mos marrë për bazë dokumentet e ardhura nga Serbia, ndërsa shprehu bindjen se ish-kreu i Kuvendit të Kosovës do të dalë i pafajshëm. Rama: Gjykatat, 92 vendime pro “llumit” të pastruar nga vetingu. Kostoja, 12 milionë euro Kryeministri Edi Rama akuzon gjykatat se kanë dhënë 92 vendime në favor të gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një efekt financiar në vlerën e 12 milionë eurove. Një ndërtues grabit një bankë në Tiranë. Arrestohet me paratë në çantë: “Kam borxhe” Një ndërtues 58-vjeçar tentoi të grabiste me kallashnikov, në mes të ditës, filialin e një banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Ai arriti të marrë në sportel vetëm 950 mijë lekë, por u ndalua menjëherë nga policia. Hetuesve u tha se kishte borxhe. Bastet online, ekspertët: Miliona euro i shkojnë krimit të organizuar dhe jo arkës së shtetit Ekspertët e ekonomisë japin alarmin se aktet nënligjore për ta bërë të zbatueshëm ligjin e basteve online nuk po miratohen si pasojë e presionit nga grupet kriminale. Sipas tyre, përllogaritet që nga ky aktivitet i paligjshëm shteti të ketë humbur deri tani afro 70 milionë euro. Rusia bllokon WhatsApp-in. Peskov: Nuk u përmbahet ligjeve ruse Rusia ka bllokuar plotësisht përdorimin e aplikacionit të mesazheve WhatsApp në vend, duke e akuzuar se nuk zbaton ligjet ruse. Autoritetet sugjerojnë që, në vend të tij, përdoruesit të përdorin platformat vendase. Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria përballet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon Shorti i Ligës së Kombeve, i hedhur pasditen e sotme në Bruksel, e vendosi Shqipërinë në grupin C1 me kundërshtare Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Kuqezinjtë ndeshjet për këtë ligë do t’i luajnë gjatë muajve shtator dhe nëntor. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/