У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Berisha: Rama po bllokon raportin e keshillit për Ballukun или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po bllokon dërgimin në Kuvend të raportit të Këshillit të Mandateve të socialistëve, me qëllim që të skadojë afati i kërkesës së SPAK. Berisha deklaroi në konferencën për mediat se me këto veprime Rama po pengon punën e drejtësisë për të mbrojtur veten e tij. “Ata po djegin afatin tre mujor. Është Rama vetë, ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në Parlament. ” Berisha ftoi qytetarët që të protestojnë para Parlamentit, ditën që do të votohet për heqjen ose jo të imunitetit të deputetes Belinda Balluku. “Për të mbrojtur Kushtetutën, shtetin ligjor, shtetin e së drejtës”. Lideri i demokratëve tha se prokurorët që hetojnë aferat ku janë të përfshirë ministra dhe vetë Rama, po kërcënohen nga bandat kriminale. “Ka kërcënuar zyrtarët e drejtësisë me banda dhe banditë, çka fakton se të gjitha kërcënimet që u janë bërë prokurorëve të SPAK-ut, janë bërë nga qeveritarët me bandat e tyre”. Integrimi i Shqipërisë në BE sipas Berishës po bllokohet vetëm për interesa personale të kryeministrit Rama. “Nuk mundet kurrë një njeri për interesa personale të na i mbyllë dyert, nuk ka armik më të keq sesa ai që tenkton ta bëjë këtë dhe ky është Edi Rama”. Kryedemokrati thotë se për të gjitha këto veprime, vetëm revolta e qytetarëve kundër qeverisë do e largojë Edi Ramën nga detyra e Kryeministrit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/