Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Kur duhet te ndalojme ngrenjen dhe pijen dhe a eshte koha e Imsaku prej islamit? - Assim al-Hakim в хорошем качестве

Kur duhet te ndalojme ngrenjen dhe pijen dhe a eshte koha e Imsaku prej islamit? - Assim al-Hakim 4 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru



Kur duhet te ndalojme ngrenjen dhe pijen dhe a eshte koha e Imsaku prej islamit? - Assim al-Hakim

❌🕞Ndalimi i ngrënjes dhe pijes në "kohën e Imsakut" prej pesë, dhjetë,pesëmbëdhjetë, njëzet minutash deri në gjysëm ore para sabahut është bid'ah (risi) në Islam dhe nuk është nga praktika e të Dërgurit Muhammedit (ﷺ). Në kohë e Pejgamberi (alejhi ue selem) kanë qenë dy ezana : 📢Ezani i parë që është thirrur para hyrjes së sabahut, e kjo që njerëzit të zgjohen nga gjumi; për ata që dëshirojnë të agjërojnë pra, të hanë dhe të pinë dhe për ata që janë duke falur namaz nate ta përmbyllin faljen e namazit. 📢Ezani i dytë ka qenë për tregimin e kohë reale të kohës së sabahut, e që me këtë ezan ndalohet ngrënja, pirja dhe gjerat e tjera që prishin agjërimin. Për gjërat që prishin agjërimin është ky link :    • Видео   Argument për këtë është hadithi i përmbledhur nga Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Abdullah Ibn Umar Ibn el-Khatab (radijAllahu anhu), se Pejgamberi (alejhi ue selem) ka thënë: "Ezani i thirrur nga Bilali nuk duhet t'ju ndalojë (nga ngrënja dhe pija)...që do të thotë, Ezani i pari,"...sepse ai(Bilali-muezini i Pejgmaberit) e thërriste ezanin natën, në mënyrë që të zgjojë personin që është duke fjetur dhe kështu që personi që dëshiron të hajë ushqimin para agimit mund ta bëjë këtë, pastaj Pejgamberi (alejhi ue selem) thotë : Pra hani dhe pini derisa Ibn Um Maktum e thërret Ezanin." (që do të thotë ezani i dytë ku ndalohet ngrëja dhe pija). [📘Transmeton Bukhariu 620,621] Shpjeguar nga Imam Al-Albani (Allahu e mëshiroftë). Gjithashtu transmetohet nga Aishja (radijAll-llahu anha) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: "Bilali thërret ezanin natën(kuptimi ezanin e parë që nuk ndalon ngrënien dhe pirjen),pra vazhdoni të hani dhe të pini (syfyr) derisa Ibn Um Maktum thërret ezanin (ezani i dytë që ndalon ngrënien dhe pirjen dhe tregon kohën e hyrjes së faljes të namazit të sabahut) |." [📘Sahih al-Bukhari 622, 623]. Argument për lejimin e ngrënjes dhe pirjës deri në kohën e ezanit të dytë ku edhe bëhet dallimi i pjesës së bardhë nga pjesa e zezë në qiellë është ajeti ku Allahu thotë: ....dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim.... [Bekare 2:187] 🔹El-Hafidh ibn Haxher ka thënë: ▪️Një nga risitë e dënueshme/qortueshme që janë shfaqur në kohën tonë është dhënia (e dytë) e ezanit afërsisht njëzet minuta para Sabahut në Ramazan dhe shuarja e llampave që tregojnë se është haram për të ngrënë e për të pirë për ata që duan të agjërojnë. Gjithashtu al-Hafidh ka thënë: Ata(njerëzit) vonojnë prishjen e agjërimit(iftarin-dmth nuk e prishin me perendimin e diellit) dhe nxitojnë të hanë syfyr, duke shkuar kështu kundër Sunnetit (të Pejgamberi alejhi ue selem). Prandaj ata bëjnë pak të mira dhe bëjnë një keqe të madhe. Dhe All-llahu është Ai, të Cilit ndihmë i kërkojmë. (📘Fath al-Bari, 4/199). ❌Ndërsa kalkulimi i datave dhe kohës me kalendarë apo mjete digjitale me llogaritje astronomike është kundër Islamit, mendjes së shëndoshë(fitras) dhe Urtësis së Allahut të Lartësuar.

Comments