У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - KLGJ nuk merr në shqyrtim çështjen e Irena Gjokës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me 6 vota kundër dhe 4 pro, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vlerësoi që çështjen e gjyqtares Irena Gjoka ta kalojë për verifikim nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Ndërkohë, në mbledhje mungonte anëtarja Violanda Theodhori. Komisioni i Zhvillimit të Karrierës relatoi argumentet e mbërritura nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka konfirmuar faktin që gjyqtarja është e dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Janinës në Greqi. Njëri nga anëtarët e këshillit, Ridvan Hado, theksoi se ishte kundër që “qeveria e gjyqtarëve” të merrte një vendim në këtë fazë. “Në këndvështrimin tim, këshilli ka rol aktiv vetëm në rastin kur shkaku i pazgjidhshmërisë, i papajtueshmërisë, ka lindur para fitimit të statusit. Në raste të tjera, kur pazgjidhshmëria ka lindur pas fitimit të statusit, duhet t’i dërgohet ILD. Kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera. Nuk kemi kushtet që ta marrim ne direkt, duhet t’ia dërgojmë ILD-së. Prandaj jam kundër relacionit”. Në relacionin që u lexua në KLGJ, theksohej se nga verifikimi që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme sqaroheshin vendimi për dënimin e gjyqtares Gjoka, vendimi për arkivimin e këtij dënimi dhe mosekzekutimin, si dhe fakti që ndaj Irena Gjokës nuk është marrë ndonjëherë masë shtrënguese nga asnjë institucion ligjzbatues i huaj apo shqiptar. Ndërkohë, në prapësimet e saj dërguar Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, magjistratja ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni për dënimin e saj. Po ashtu, sipas ligjeve greke, ai vendim nuk ka marrë formë të prerë dhe është arkivuar. Gjoka thekson se ka autorizuar avokat për të marrë informacion në lidhje me moslejimin për të hyrë në shtetin grek në vitin 2002. Duke dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme, gjyqtarja thekson se nuk është në kushtet ligjore ku funksioni i saj si magjistrate mund të vihet në dyshim. Klan News SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan