У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Lot gëzimi e hidhërimi për Khamenein или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ka nxitur një valë reagimesh në disa vende të botës. Qytetarë pro dhe kundër regjimit iranian kanë dalë në rrugë, duke reflektuar polarizimin e thellë që ka shkaktuar kjo ngjarje. Në Teheran, mijëra njerëz, me lot në sy, u mblodhën në sheshin Enghelab për vrasjen e liderit të vrarë. Turma të mëdha, mes thirrjeve kundër SHBA-së dhe Izraelit, shprehën zemërim dhe dhimbje. Shumë prej tyre deklaruan se nuk e besuan lajmin deri në konfirmimin zyrtar nga mediat shtetërore. Protestat u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie, ndërsa autoritetet paralajmëruan përgjigje ndaj sulmeve. Në qytetin Dehloran, nga pamjet shihen persona duke rrëzuar një statujë mes brohoritjesh. Në Bagdad, qindra protestues u mblodhën pranë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Ambasada Amerikane. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të parandaluar afrimin drejt kompleksit diplomatik. Tym i dendur mbuloi zonën, ndërsa protestuesit marshonin dhe brohorisnin në mbështetje të Iranit. Situata mbeti e tensionuar për disa orë. Në Srinagar, në rajonin e Kashmir, protestues u mblodhën në sheshin Lal Chowk. Me flamuj në duar dhe pankarta, ata dënuan vrasjen e liderit iranian, duke e cilësuar si akt agresioni. Disa prej protestuesve u shprehën se ndihen të tronditur dhe të zemëruar, ndërsa thirrjet kundër SHBA-së dhe Izraelit dominuan tubimin. Pamje krejt ndryshe u regjistruan në Toronto, ku mijëra mbështetës të opozitës iraniane organizuan një tubim masiv. Protestuesit valëvitën flamurin historik dhe mbajtën portrete të figurave të opozitës në mërgim, duke shprehur shpresë për ndryshim regjimi në Iran. Tubimi u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit e cilësuan momentin si pikë kthese për të ardhmen e vendit. Me festë dhe protesta janë pritur në Europë sulmet ndaj Iranit. Në Berlin, dhjetëra mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u përplasën me forcat e sigurisë përpara ambasadës iraniane. Me thirrjet “Ikni, ikni”, protestuesit kërkuan fundin e diktaturës. “Ne mendojmë se ndryshimi në Iran mund të vijë vetëm përmes popullit iranian dhe organizimit të tij. Kjo do të çojë përfundimisht në demokraci dhe liri. Ndryshimi vjen vetëm përmes rezistencës së organizuar”, tha një banor. Në Londër, diaspora iraniane festoi me muzikë dhe valle përpara ambasadës së tyre, duke mbajtur në duar portretet e Reza Pahlavit, djalit të mbretit të fundit të Iranit. Sulmet SHBA-Izrael i shohin si shpresë pas disa dekadash vuajtje. Në Teheran, qindra qytetarë u mblodhën duke kundërshtuar sulmet izraelite dhe amerikane, ndërsa bënë thirrje për paqe dhe negociata. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/