У нас вы можете посмотреть бесплатно Berisha: PS luan “melodinë e etërve” me integrimin e Shqipërisë-(7 Mars 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Nga Korça, ku ndodhej me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i qeverisë ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste se po bën lojëra politike me procesin e integrimit, dhe kjo pasi bllokoi për 2 vite me radhë shanset e vendit për statusin kandidat. Ai i kujtoi lidershipit rozë qëndrimet e ditëve të fundit. Qëndrimin e pazakontë me Kodin Penal, të cilin socialistët refuzuan ta votojnë në komisione dhe, në një zhvillim surprizë, votuan pro tij në seancë plenare. Nga vendi që dokumenton historinë e Mësonjëtores së Parë Shqipe, kryeministri i adresoi një pyetje kryetarit të Partisë Socialiste, i cili për koincidencë ndodhej në Korçë me rastin e 7 Marsit. Sali Berisha: “Unë dua t’i shtroj një pyetje, zotit Edi Rama që mesa di unë e ka vizituar sot këtë tempull. Dje u zotove dhe më erdhi mirë se do votojmë çdo gjë dhe se kemi bërë çdo gjë dhe se keni votuar gjithçka që do të bëhet në procesin e statusit të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, kjo është pozitive. Po 10 ditë më parë kur urdhërove grupin parlamentar dhe vendose që të mos votonte Kodin Penal, kur deklarove të bllokuara reformat. I bëre këto për të ndihmuar Shqipërinë apo Serbinë.” Kryeministri apeloi që integrimi të konsiderohet si një proces në interesin më të mirë të vendit dhe jo si flamur fitoreje politike. Sali Berisha: “Si një proces i cili nuk mund të jetë tjetër përveç se kontribut i të gjithë shqiptarëve dhe forcave politike si një proces në të cilin nuk ka asnjë të humbur, ka vetëm të fituar. Si një proces i cili buron thellë nga shpirti i qytetarëve shqiptar. Në rast se mendohet se një javë para bllokohen dhe një javë më vonë u thuhet se po kontribuojmë duke u zhbllokuar kjo është një këngë, kjo është një melodi e trishtuar që shqiptarët e kanë dëgjuar për 43 vjet me radhë nga etërit e tyre dhe nuk e besojnë më.”/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/