У нас вы можете посмотреть бесплатно Liko me manderina Kineze nga Gatuaj me Marjanën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Liko me manderina Kineze nga Gatuaj me Marjanën Përbërësit 500 gr mandarina 300 ml ujë 500 gr sheqer 10-12 lule karafili ½ kokrre limoni (lengun) Ujë sa të mbulohen mandarinat Përgatitja Fillojmë dhe shpojmë mandarinat nëpërmjet një stikadenti tek bishti dhe maja në 3-4 vende. I vendosim në tenxhere duke i mbuluar me ujë dhe i ziejme 5-7 minuta nga fillimi i momentit të zjerjes. I nxjerrim manderinat duke i futur në ujë të ftohtë. Derdhim ujin ku zjemë mandarinat dhe e mbushim me ujë të ftohtë ku do të hedhim përsëri manderinat dhe i ziejmë përsëri 5- 7 minuta. Mbas zierjes së dytë do ti fusim përsëri ne ujë të ftohtë. Në një tenxhere tjetër do të përgatisim sherbetin, hedhim ujin sheqerin dhe karafilat. Do ti lëmë të ziejnë deri sa të përfitojmë një sherbet të hollë. Në këtë moment hedhim manderinat. Gjatë zierjes sherbeti do të nxjerri shkumë . Ja heqim shkumën nëpërmjet një luge duke e futur në një enë me ujë të ftohtë. Kështu do të veprojmë deri sa likoja mos të nxjerre shkumë më. Ky është moment ku do të hedhim lëngun e limonit duke e trazuar shpejt. E lëmë për disa minuta dhe më pas e heqim likon. Në momentin që e trazojmë likon me lugë do shofim që do bëhet nje shkumë e madhe ku dhe do të ulet menjeherë domethënë likoja është lidhur mirë dhe shkuma në anësoret e tenxheres është zhdukur plotësisht. Ky është moment që do e heqim nga zjarri. Likoja ka marrë ngjyrën e bukur dhe sherbet na është lidhur shumë mire. E hedhim nëpër vazot përkatëse ku më pare i kemi përvëluar bashkë me kapakët në një tenxhere. Duhet ti fshijmë mire vazot dhe kapakët nga uji para se të hedhim likon. Fshijmë nëpërmjet një letre guzhine buzët e vazos para se të vendosim kapakun. I vendosim përmbys vazot e likos mbasi i kemi mbyllur mirë hermetikisht. Vazot i mbulojmë me çfarë të dëshironi dhe do ti zbulojmë mbasi na janë ftohur plotësisht. Ju bëftë mire !