У нас вы можете посмотреть бесплатно Përfundon operacioni i pastrimit të predhave në Gërdec, banorët kanë frikë të kthehen - 2 Prill 2008 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2008 Gazetarja: “Shtabi operacional i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka përfunduar misionin e tyre në Gërdec. Për 18 ditë me radhë që nga dita e shpërthimit të depove të demontimit të armëve shtabin ka pastruar të gjithë territorin nga predhat ndërkaq detyrën do ta marrë komanda mbështetëse. 50 forca do të instalohen ën afërsi të kraterit të shpërthimit, ata do të merren me pastrimin e këtij territori nga predhat si dhe do të kërkojnë për trupin që mendohet se gjendet në krater.” E megjithatë edhe pse zona është deklaruar e pastër, banorët e fshatrave të prekur nga shpërthimi, ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre të rrënuara për të nisur rindërtimin e tyre. Gërdeci vazhdon të jetë pa jetë, në këtë zonë ashtu si edhe në Marqinet banorët e vetëm janë pleqtë të cilët ruajnë shtëpitë dhe presin të marrin dëmshpërblimin. “Ne dy pleqtë jetojmë këtu, fëmija, çuni i parë me fëmijët kanë ikur në Durrës, i kanë çuar në Durrës.” Ndërsa pritet nisja e ndërtimit të shtëpive, më të vjetrit tregojnë se pjesa më e vështirë është rikthimi i fëmijëve në fshatin ku ndodhi shpërthimi. “Kur erdhën këtu ata tërë natën kemi ndenjur zgjuar, bërtisnin, ulërinin, nuk vijmë këtu se do të na vrasin thoshin.” Nga ana tjetër për t’i rikthyer jetën Gërdecit, fshatit fantazmë vazhdon instalimi i shtyllave elektrike për të rikthyer energjinë./tvklan.al Gazetare: Brunilda Cami SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/