У нас вы можете посмотреть бесплатно Suzana Gërvalla, Intervistë/ Pjesa e dytë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
SUZANA GËRVALLA Prishtinë | Data: 9 korrik, 2016 | Kohëzgjatja: 90 minuta ERËMIRË KRASNIQI (INTERVISTUESJA) NOAR SAHITI (KAMERA) "Kur po m’bjen zilja mua te dera. Kur dola te dera ni kojshike gjermane, se kemi shku shumë mirë me ata kojshitë, tha, ‘Zonja Gërvalla,’ tha, ‘shpejtë’ tha, ‘se kështu kështu ka ndodhë’. Tha, ‘I kanë plagosë’ tha, ‘jonë…’ Dola qashtu si isha prej shpije. Dola shpejt! Kur shkova atje dera ishte hapur. […] Edhe ni trup poshtë kishte ra, ish konë Kadria. Jusufi kish qenë përmas. Kadria kish ra n’tokë.[…] Kur u afrova une e pashë, se s’disha une kush osht’ ku, e pashë trupin, e pashë që ishte Kadria. Kur Jusufi tha se… gjithnji m’ka thirrë çikë, se qysh çikë m’ka njoftë si fmi, edhe çikë, çikë… ‘Çikë,’ tha, ‘qe ku jam’. […] I thashë, ‘Ha, Jusuf, ku e ki, ku e…’ Tha, ‘E kom në bark,’ tha, ‘edhe n’shpinë’. Se Jusufi ka qenë përmas e ka mujt me lëvizë. Tha, ‘Po, kqyrma Bardhin,’ tha, ‘a osht’ gjallë?’ Tha, ‘Se s’po nihet.’ Tha, ‘Vëlla!’ Nejti policia deri në nji e gjysë aty me neve gjithë kohën. Në nji e gjysë erdhi ni polic, tha, ‘Jusufin e kanë bo operacion, osht’ ma mirë’, tha. U gzum na. Bile njoni. […] Thirra n’telefon atë, atë të Ambasadës [së Shqipërisë]. I tregova. Ai Ambasadës e ka thirrë dikon tjetër. Edhe në ora tetë të mëngjesit ka ardhë nji prej Munihut, nji Misin Mavraj erdhi. Me atë hypëm kerrit edhe shkum n’spital se s’dishim mo kurgjo. Iku policia, ikën gjithë. […] ‘Kemi ardhë me pytë për Jusuf Gërvallën, kështu kështu’, tha. Ai meniherë tha, ‘Ka dekë’, i tha atij, ‘ka dekë’. ‘Jo, jo’, tha, ‘kanë ardhë tre,’ tha, “dy kanë dekë e njoni…’ Tha, i çoi tre gishta, ‘Të tre kanë dekë’, tha ai." https://www.oralhistorykosovo.org/