У нас вы можете посмотреть бесплатно 9. Kodrat nën teqen e Sarandës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
9.Kodrat nën teqen e Sarandës Në rrëzë të kodrave pranë Teqess së Baba Reshatit, në veriperëndim të Sarandës mund të gjesh plot vende ku mund të peshkosh me grep mes aromës së sherebelës dhe erës së Jonit. Për të shkuar drejt atyre kodrave duhet të ndiqet vijim i rrugës ‘Idriz Alidhima’. Zbritja nga rruga drejt bregut është e pjerrët por mjaft e shkurtër dhe arrihet pa vështirësi. Mund të lini makinën apo biçikletën në anë të rrugës dhe vet të hidhni grepin ku mund të bjerë në kurth ndonjë levrek apo kocë. Nëse vijoni rrugën arrini në afro 200 metra tek Gjiri i Pinguinit, një gji i vogël e i fshehur mes shkëmbinjve, peshqit afrohen më shpesh në mëngjes dhe muzg, sidomos qefujt. Më tutje, afro 200 metra të tjera ndodhet një plazh privat si dhe një bar e restorant që mbetet i hapur përgjatë muajve të pushimeve. Ai është Pegasus Beach, ku deti i kthjellët të lejon të dallosh edhe nga sipërfaqja ku lëvizin tufat e peshqve, duke e bërë hedhjen e karremit më të saktë. Nëse do të shkëputeni nga peshkimi për ca kohë dhe kërkoni të zbaviteni me pamje të reja, mund të pronotoni një varkë që ju shtegton jo larg prej atje në drejtim të shpellës së Milotit dhe shpellës së Spirancës. Megjithatë mbani mend se shkëmbinjtë e gërryer nga uji krijojnë strehë natyrale për peshq.