У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Pezullohet shefi i krimeve në Devoll/Pas denoncimit të një qytetari për dhunë arbitrare или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shefi i krimeve të komisariatit Devoll Pashk Syziu është pezulluar nga detyra, pas hetimit që ka nisur ndaj tij, për veprën penale “kryerja e veprimeve arbitrare”. Mbrëmjen e së shtunës Deizi Arapi dhe Marsel Buci u shoqëruan në komisariat, për tu marrë në pyetje lidhur me konfiktet që këta të fundit kanë pasur, pas djegies së makinës së këtij shtetasi dy javë më parë. Por sipas Bucit, Shefi i krimeve Pashk Syziu ishte në gjendje të dehur dhe e ka dhunuar këtë të fundit në zyrën e tij, me grushta duke e goditur fort. Marsel Buci shpejgoi më tej se shefi i krimeve e ka kërcënuar, duke i thënë se do ta përndjekë dhe do e rrahë sërish, pa ditur arsysen. Agjencia e mbikqyrjes policore ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që ka cuar shefin e krimeve të godasë qytetarin Marsel Buci, ndërsa është njoftuar edhe pezulluimi i tij nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Hetimet lidhur me këtë cështje pritet të zgjasin rreth tre ditë, ku më pas do të vendoset përfudndimisht nëse shefi i krimeve do të rikthehet ose jo në detyrë. Bëhet me dije se gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për t’u interesuar për ngjarjen. Automejti i Marsel Bucit u përfshi nga flakët mbrëmjen e 9 tetori, ndërsa grupi hetimor ngiti dyshime se Deizi Arapi kishte gisht në këtë ngjarje, pasi një skemë e ngjashme ndodhi me automjetin e saj më 25 shtator. Buci është punonjës në karburantin e ish kryebashkiakut Nallbati dhe është pikërisht personi me të cilin Deizi Arapi u konfliktua një ditë përpara se t’i digjnin automjetin. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Devoll#Denoncimi