У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Gjithë Lindja e Mesme do digjet! Irani paralajmëron SHBA-në me konflikt rajonal или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, tha se nëse SHBA-të sulmojnë Iranin, kjo do të shndërrohej në një konflikt rajonal, raportuan mediat shtetërore të dielën, mes tensioneve të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA-të kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme pasi Presidenti Donald Trump e ka kërcënuar Iranin me ndërhyrje nëse nuk bie dakord për një marrëveshje bërthamore ose nëse nuk do të ndalonte vrasjen e protestuesve. "Trump thotë rregullisht se ka sjellë luftanije. Kombi iranian nuk do të frikësohet nga këto gjëra, populli iranian nuk do të shqetësohet nga këto kërcënime," tha Khamenei. "Ne nuk jemi iniciatorët dhe nuk duam të sulmojmë asnjë vend, por kombi iranian do të japë një goditje të fortë kundër kujtdo që i sulmon dhe i ngacmon ata." Një zgjidhje diplomatike mbetet në plan, me Teheranin që thotë se është gati për negociata "të drejta" që nuk synojnë të kufizojnë aftësitë e tij mbrojtëse. Marina Amerikane aktualisht ka gjashtë destrojerë, një aeroplanmbajtëse dhe tre anije luftarake në rajon. Protestat, që filluan në fund të dhjetorit për shkak të vështirësive ekonomike, por që u shndërruan në sfidën më të madhe politike ndaj Republikës Islamike që nga themelimi i saj në vitin 1979, tani janë zbutur pas shtypjes së pamëshirshme. Shifrat zyrtarë e çojnë numrin e të vdekurve në trazira në 3,117, ndërsa grupi i të drejtave HRANA me bazë në SHBA tha të dielën se deri më tani kishte verifikuar vdekjen e 6,713 personave. Khamnei i krahasoi protestat me një "grusht shteti", duke thënë se qëllimi i "kryengritjes" ishte të sulmonte qendrat që qeverisin vendin, raportuan mediat shtetërore. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Konflikti#LindjaMesme