У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ Gramsh, banorët e fshatit Liras të izoluar nga shembja e urës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
300 banorë të fshatit Liras në zonën e Gramshit kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi prej 10 ditësh si pasojë e reshjeve të shumta është shembur ura e fshatit me të cilën lidhen me qytetin. Ata thonë se fëmijët kanë disa ditë që qëndrojnë në shtëpi sepse nuk kalojnë dot. Kjo urë është ndërtuar që në vitin 2008 dhe që në atë kohë ka patur problemet e saj. Çdo vit shëmbet dhe nuk është e qëndrueshme. "Bashkia vjen e riparon, por përsëri shëmbet. Kemi kërkuar disa herë ndihmë për këtë urë, bashkia vjen hedh 2-3 kova zhavorr mbi urë dhe vijnë prurjet e Holtës, prapë një avaz. Tani nuk kemi parë asnjë nga institucionet të vijnë edhe pse jemi ankuar në bashki" pohojnë banorët. me prishjen e kohës dhe reshjeve të shumta të shiut, lumi rrit nivelin e tij duke prishur urën. Banorët shprehen se shpesh herë janë munduar ta rregullojnë vetë sa munden duke i vendosur dërrasa sipër. Përsa i përket transportit dhe lidhjen me pjesën tjetër banorët pohojnë se mbi një zetor vendosin makinat personale dhe ata sipër dhe kalojnë lumin. Nuk kanë munguar edhe rastet kur mjetet i kanë lënë të parkuara nga ana tjetër e urës, por me frikën se të nesërmen mund t'ua kishin dëmtuar. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel