У нас вы можете посмотреть бесплатно Qeveria dialog me bizneset, Rama: Në fokus eksportet. ‘Made in Albania’, pasaporta për në BE или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Është zhvilluar sot, më 28 janar, tryeza e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e re ExportOn, një nismë e fokusuar në mbështetjen e eksporteve dhe produkteve “Made in Albania”. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e përshtatjes së bizneseve me standardet europiane, rritjen e vlerës së ekonomisë përmes cilësisë dhe jo sasisë, si dhe mbështetjen e qeverisë për certifikimet kombëtare, në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ata që do të jenë të gatshëm të adaptohen fitues dhe ata që nuk do të jenë të gatshëm të adaptohen do të jenë humbës,. Jemi në një vit të rëndësishëm të anëtarësimit në BE, jemi këtu për të mbështetur një nismë të Aidës, që monitoron dhe asiston të gjithë ata që i adresohen. Një nga gjërat më të rëndësishme për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën e ekonomisë në vend. Një nga nismat më të rëndësishme është mbështetja e eksporteve dhe prodhimeve ‘Made in Albania’. Qeveria është këtu dhe do të jetë më ju për ta mbështetur dhe për ta vendosur eksportuesin në qendër. ‘Made in Albania’ është një markë cilësie dhe një pasaportë për Bashkimin Europian, për këtë arsye ne do të mbështesim gjithnjë dhe më shumë ata që synojnë marrjen e kësaj pasaporte, duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët do i çojë lart. Standarde të certifikuara nga BE dhe për të synuar fitim përmes vlerës së krijuar në cilësi dhe jo në sasi. Mbështetja që ne do japim për certifikimet kombëtare është diçka që ne e shohim si një strategji të shtetit, për ta ndihmuar biznesin në tregun e përbashkët europian”, tha Rama. Çfarë është ExportOn? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, nën drejtimin e ministres Delina Ibrahimaj, ka prezantuar programin “Export On”, një nismë që synon forcimin e eksporteve dhe transformimin e modelit ekonomik të vendit drejt investimeve, prodhimit vendas dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. ExportON nuk është thjesht një aktivitet, por një nismë afatgjatë që synon të ndihmojë bizneset shqiptare të rriten, të forcohen dhe të depërtojnë me më shumë siguri në tregjet ndërkombëtare. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan