У нас вы можете посмотреть бесплатно Harami a është risk a jo? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Deterministët (xheberij) i keqkuptuan ajetet kuranore që flasin për riskun, siç e bastarduan edhe teorinë e Kadasë dhe Kaderit. Ata thanë se Allahu u ka dhënë risk zullumqarëve dhe i ka ndihmuar ata që tu shtohet edhe më shumë devijimi, e pastaj do ti dënojë në Ahiret për atë që Ai ua ka krijuar, përcaktuar dhe shkaktuar! Esharitë (të cilët konsiderohen xheberinj mesatarë) dhe disa fraksione tjera islame thanë gjithashtu se edhe harami quhet risk. Sikur të mos ishte kështu –sipas tyre- i bie që personi i cili tërë jetën e tij ka ngrënë haram, të mos jetë furnizuar nga Allahu i madhëruar asnjëherë. Allahu thotë në Kuran se Ai çdo gjallese të gjallë ja ka siguruar riskun (Hud, 6)! Mirëpo ky mendim i tyre, sipas përkufizimit tonë është i papranuar, sepse: Thënia: “Allahu e ka furnizuar me risk filanin” përmendëm se ka kuptimin: Allahu ja ka mundësuar filanit që të përfitojë prej asaj që e ka të lejuar. Ndërsa ai njeri që tërë jetën e tij ka ngrënë haram, Allahu e ka furnizuar me risk atë, dmth: Ja ka mundësuar atij që ta merr në mënyrë hallall, por ky njeri ja ka kthyer shpinën hallallit që i ka përgatitur Allahu, dhe nuk ka ngrënë diçka tjetër përveç haramit. Allahu i madhëruar e ka dalluar haramin prej hallallit dhe ka thënë: [Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje të ëmbla) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar](Nahl, 67). Në këtë ajet, lëngun e hurmave dhe të rrushit prej të cilit përfitohet e quajti risk, ndërsa alkoolin dhe verën nuk i ka quajtur kështu. Dhe ka thënë: [Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"](Junus, 59). Në këtë ajet, Allahu na njofton se hallalli quhet risk. Ndërsa për haramin, Allahu është ai që ka krijuar materien e tij, e pastaj njeriu është ai që e përfiton atë në mënyrë të lejuar apo të ndaluar. Nuk është e lejuar që harami të quhet risk, sepse Allahu na ka urdhëruar që të shpenzojmë nga ai risk që jemi furnizuar, e Zoti nuk furnizon me haram, përkundrazi Ai na e ka ndaluar këtë. Ai që shpenzon pasurinë e tij haram është i qortuar, ndërsa Allahu i ka lavdëruar ata që e shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e drejtë. Tjetër: Si ka mundësi që Zoti i cili është i Urtë t’ia caktojë dikujt një risk "haram", e kur ai e ha riskun e Zotit, Zoti të urdhërojë që ti pritet dora dhe t’i thotë: Pse e hëngrë atë që ta bëra risk ty?! ... Për më tepër, dëgjojeni këtë video!