У нас вы можете посмотреть бесплатно Ora News - "Tuareg" i arratiset policisë, përplas 4 makina. Arrestohen të 'fortët' me pistoleta или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një ndjekje e ngjashme me ato të filmave ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të natës së shkuar në Tiranë, duke shkaktuar një përplasje të shumëfishtë. Ngjarja është regjistruar në rrugën "Jordan Misja" dhe ka vijuar pranë zonës së ish-Stacionit të Trenit. Policia e Tiranës bën me dije se gjatë ndjekjes së një automjeti ku udhëtonin dy persona, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera. Pas gjithë aksionit, kanë përfunduar në pranga shtetasit Gentjan Koçi, 25 vjeç, drejtues i mjetit Tuareg, dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, pasagjer, të dy banues në Tiranë. Ndjekja- Ndjekja e të rinjve ka nisur në rrugën "Jordan Misja", ku policia i ka bërë me shenjë të ndalojë një mjeti tip "Tuareg" (touareg) por drejtuesi i të cilit i ka dhënë gaz në përpjekje për t'u arratisur. Sipas policisë, ata "janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës "Jordan Misja", ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre". Sekuestrohen armët- Dy të rinjtë që udhëtonin me fuoristradë mbanin me vete dy armë zjarri pistolete. Policia sqaron se gjatë ndjekjes së tyre, ata i kanë hedhur armët, njërën në oborrin e një banese dhe tjetrën në një rrugicë. Njërën nga armët e kishte drejtuesi i makinës, shtetasi Gentjan Koçi, ndërsa pistoletën tjetër e kishte pasagjeri Ervin Kodra. "Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë", thuhet në njoftim. Nuk ka të plagosur - Policia nuk sqaron në deklaratë nëse ka persona të plagosur, pavarësisht raportimeve në media të ndryshme. Gjithashtu, në deklaratë nuk specifikohet se çfarë lloje automjetesh janë përplasur nga makina e të rinjve, ndërsa në videot e filmuara pranë vendit të ngjarjes, shihet edhe dy motorë policie të rrëzuar në rrugë, ndërsa njëri shihet i dëmtuar. "Drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera", sqaron Policia e Tiranës. Në deklaratë thuhet se të rinjtë janë ndjekur nga shërbimet e "Forcës së Posaçme Shigjeta". Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tuareg-i-ar...