У нас вы можете посмотреть бесплатно Refuzoi të ishte gruaja e dytë, vendimi që i ndryshoi jetën Rafaelës:Zemra ime s’e pranoi për 5 vite или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Emigrimi e ka mbajtur Rafaelën prej 7 vitesh larg Shqipërisë. Ajo jeton prej 10 vitesh në Itali, por mungesa e dokumentacionit nuk e ka lejuar të kthehet për të takuar familjarët. Largimi i Rafaelës në Itali ka ndodhur në një moment të vështirë të jetës së saj. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo thotë se ishte vetëm 16 vjeçe kur i kërkuan dorën për martesë. Ajo pranoi dhe u vendos në Durrës me shpresën se do të linte pas Oroshin për të filluar një jetë tjetër, por nuk qe e lehtë. Pas dy vitesh martesë, kishin nisur bisedat për divorc, të cilat morën formë pak kohë më vonë. Edhe pse ish-burri i tha se mund të mbante dy gra në shtëpi, Rafaela refuzoi dhe martesa mori fund. Rafaela: Shkaku i divorcit ishte se pas dy vitesh që unë isha e martuar, nuk erdhën në jetë fëmijë dhe arsyeja ishte kjo. Kur ne kishim pesë vite martesë, unë i thashë nëse ti ke vendosur një ditë që do të divorcohesh nga unë, ma thuaj që tani dhe jemi të dy në kohë. Ardit Gjebrea: Pse, hapej kjo temë që meqenëse s’po bëjmë fëmijë, duhet të ndahemi? Rafaela: Absolutisht po! Pas dy vitesh martesë që ne po tentonim të kishim fëmijë dhe fëmijët nuk erdhën në jetë, po, më thoshin edhe familjarët që ti jepi leje që ai të martohet dhe unë u thoja gjithmonë që ai lejen e ka, mund ta bëjë kur të dojë, unë nuk rri dot këtu. Ardit Gjebrea: Po ai çfarë thoshte? Rafaela: Unë prandaj flisja me siguri ndaj personave të tretë sepse ai më jepte deri në njëfarë pike siguri. Ardit Gjebrea: Pra që nuk është e rëndësishme, unë të dua ty dhe ne do të jemi bashkë. Rafaela: Ai më thoshte “sikur i do ti, i dua edhe unë”, prandaj edhe unë isha e sigurt deri në momentin që ne e morëm si vendim, ai vendosi që të martohet, por që të qëndroj edhe unë aty në familje. Unë s’e pranova. Ardit Gjebrea: Me dy? Rafaela: Me dy gra. “Do të marr një grua tjetër që do të martohem, të shikoj nëse bëj ose nuk bëj fëmijë.” Unë i thashë jo, isha shumë e prerë, ti mund të vazhdosh shumë i qetë, të uroj lumturi, të uroj që nesër, pasnesër të kesh fëmijët e tu, por që unë do të vazhdoj jetën time te familja ime. Ardit Gjebrea: U martua? Rafaela: U martua pas dy muajsh. Unë e dija duke e njohur si karakter se kishte mbaruar gjithçka, ama zemra ime s’e ka pranuar për 5 vite rresht. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan #emigrim #largesi #rafaela #itali #familje #festa #nene #marte