У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop - Cudia ne Kurbin, aplikoi per arme gjahu e nxorren grabites me arme?! (18 tetor 2018) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-34-se... Rrok Vata tregoi në emisionin “Stop” se në Shkurt të këtij viti iu drejtua komisariatit të Kurbinit për të aplikuar për armë gjahu. Por pas procedurave, inspektori Gjon Marku i tha se rezultonte një problem në sistem. Denoncuesi kujtoi se në vitin 2011, motra e kishte telefonuar rreth orës 01:00 të mesnatës, duke i kërkuar ndihmë, pasi po e grabisnin. “Marr në telefon policinë, në një kohë kur e kam gjetur motrën dhe burrin e saj të mbyllur në dhomë. Keqbërësi kishte qëlluar me pistoletë, kishte shpuar derën prej druri dhe motrën e kishte ciflosur në krah. Grupi i gatshëm, që s’mund t’i them grup i gatshëm, erdhi rreth orës 07:00 të mëngjesit”, rrëfeu Vata. Ai shtoi se kur po bëhej ekpertiza, u largua për në punë dhe se nuk ka qenë kur e motra dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar rreth ngjarjes. Pas hetimeve, grabitësi me armë nuk u gjet. Kur aplikoi për lejen e armës, inspektori i Krimeve, Gjon Kola i tha se rezultonte në sistem që ai kishte grabitur me armë në banesën e motrës dhe kunatit Tom Struga. “Më lexon në sistemin e policisë: Rrok Nikollë Vata pjesëmarrës me grup të armatosur në vjedhjen e shtëpisë së Tom Strugës, burri i motrës sime. Unë jam ai që njoftova policinë, unë jam hajduti. Për këtë ngjarje as nuk më thirri njeri dhe as nuk më pyeti njeri. Po të mos kisha aplikuar për lejen e armës së gjahut, kjo do të mbetej e fshehtë”, u shpreh denoncuesi. Në prokurori, Gjykatën e Rrethit Kurbin dhe Drejtorinë e Burgjeve, ku u interesua Vata rezultonte i pastër. Ai tregoi se të gjithë dokumentacionet ia ka paraqitur Policisë së Kurbinit, por asgjë nuk ka ndryshuar. “Unë në të vërtetë kërkoja një leje arme gjahu, por më doli ky problem. Tanimë e kam harruar problemin e armës që kërkoj dhe ajo të bëhet, por më madhore dhe më problematike kam këtë njollë të zezë, që më është vënë mbi shpatulla dhe s’e mbaj dot. Shkollën unë e kam mbaruar për të qenë mësimdhënës e edukator dhe jo hajdut me armë”, u shpreh i shqetësuar Vata. Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Policisë së Kurbinit për të marrë informacion në lidhje me këtë çështje nga inspektori Gjon Marku. Ky i fundit mohoi çka i ishte thënë Rrok Vatës në lidhje me precedentin dhe kërkoi kohë për ta diskutuar këtë çështje me shefin. Gazetarja – Juve jeni Gjon Marku? Inspektori Gjon Marku – Po! Gazetarja – Unë jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”, kemi edhe qytetarin Rrok Vata. Qytetari ka ardhur këtu që të aplikojë për një armë gjahu dhe i kanë thënë që nuk të takon ta marrësh sepse nuk plotëson kriteret, sepse në sistem del hajdut. Vajtëm tek Prokuroria dhe Gjykata e Rrethit, por nuk ka asnjë dëshmi penaliteti. Nuk ka asnjë proces gjyqësor, domethënë nuk ka proces penal në ngarkim. Kjo është dëshmia e penalitetit, i pa dënuar. Inspektori Gjon Marku – Të bisedoj me shefin dhe do të jap një sqarim! Gazetarja – Ok! Sekretarja – Mund të flisni me atë që merret me pranimin e dokumenteve…. Gazetarja – Kush merret? Sekretarja – Ja pra, ai zotëria (Gjon Marku). Gazetarja – Për armët e gjahut? Sekretarja – Po! Gazetarja – Tani zotëri, unë ndoqa të gjithë procedurën. Erdha fillimisht tek juve, më drejtuat tek shefi. Edhe sekretarja e shefit dhe të gjithë flasin që ju jeni personi kompetent. Inspektori Gjon Marku – Të… të komunikoj të lutem me shefin pak vetë? Gazetarja – Po hajde mo, se është rast i joti. Komuniko ti me shefin…! Inspektori Gjon Marku – Unë e kam bërë detyrën time. Të komunikoj me shefin dhe do të përgjigjem! Gazetarja – Po të lutem tashi, i ke thënë Rrok Vatës që nuk plotëson kriteret. Pse? Një arsye… Inspektori Gjon Marku – Të lutem! Unë nuk të jap përgjigje, pa komunikuar me shefin! Gazetarja – Zotëri! Pse i ke thënë që ka precedent? Zotëria është i pastër edhe sipas gjykatës. Inspektori Gjon Marku – Jo, s’është e vërtetë! S’është e vërtetë që kam bërë këtë konferencë. Gazetarja – Pse nuk ia jep pra armën e gjahut? E ke edhe dëshminë e burgjeve këtu nga Ministria e Drejtësisë, e ke të padënuar. Inspektori Gjon Marku – Të komunikoj me shefin, o ti motër… të lutem të komunikoj me shefin këtu e të jap përgjigje! Gazetarja – Po të lutem hajde se tani unë s’do të vij mbrapa! Inspektori Gjon Marku – Por edhe unë tani, më vjen keq, por do të komunikoj me shefin. Do të jap përgjigje në sekondë! Gazetarja – Po të pres këtu! Inspektori Gjon Marku – Ok! Por vetëm pak minuta pas bisedës me inspektorin Gjon Marku, gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me vetë shefin e Krimeve, Pashk Përvata...