У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ BE, Shqipëria hap grupkapitullin “2”, Rama: Integrimi, zgjedhje ekzistenciale или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shqipëria hapi zyrtarisht grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian. Ky grupkapitull përfshin çështjet e “Tregut të Brendshëm” dhe është jetik për integrimin ekomomik të Shqipërinë në union. Nga Luksemburgu, ku u mbajt mbrëmjen e kësaj të hëne Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se do jetë avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin e plotë në 2030-ën, por kërkoi realizimin e reformave thelbësore, duke vënë theksin te lufta ndaj korrupsionit. “Integrimi për mua është më shumë se sa ti shtosh BE një vend, ajo ka të bëjë me bashkimin e Europës. Do donim të çelnim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër t’i nisim t’i mbyllim. 2030 është në rregull për anëtarësimin, por për ta realizuar këtë, angazhimet politike duhet të vazhdojnë, sidomos në zona kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit. Nëse Shqipëria realizon reformat, do jem avokatja juaj më e mirë në Bruksel”. Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, e cilësoi jetik këtë hap të Shqipërisë drejt unionit. “Kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian. Reformat e nevojshme do të çojnë në përafrim ekonomik me BE-në, do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investime. BE-ja është e ardhmja e mirë, e sigurt dhe e begatë". Ndërsa vlerësoi mbështetjen e presidencës polake dhe gjithë Bashkimit Evropian për integrimin e Shqipërisë në union, kryeministri Edi Rama ripërsëriti nga Luksemburgu vendosmërinë për hapjen e të gjithë grupkapitujve brenda vitit 2027. “Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze dhe po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 me vendosmërinë tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete”. Grupkapitulli i dytë i negociatave përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve dhe kapitalit, lirinë për të ofruar shërbime, politikën e konkurrencës, mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit. Në tetor të 2024-ës, Shqipëria hapi grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa në dhjetor të po këtij viti u çel grupkapitulli për politikën e jashtme dhe sigurinë. Tashmë, Shqipërisë i mbeten edhe 3 grupkapituj të tjerë, konkurrueshmëria, Agjenda e Gjelbër dhe Qëndrueshmëria. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #EdiRama#BE#TopChannelNews