У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Kina kreu test bërthamor nëntokë / SHBA zbulon detajet: U regjistrua një shpërthim... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një zyrtar i lartë amerikan zbuloi ato që ai i quajti detaje të reja të një shpërthimi nëntokësor të një testi bërthamor që Kina dyshohet se e kreu në qershor 2020. Ndihmës Sekretari i Shtetit Christopher Yeaë tha në një aktivitet në Institutin Hudson në Uashington se një stacion sizmik i largët në Kazakistan mati një "shpërthim" me magnitudë 2.75 rreth 720 km larg në terrenet e testimit Lop Nor në Kinën perëndimore më 22 qershor 2020. "Kam parë të dhëna shtesë që atëherë. Ka shumë pak mundësi që të jetë diçka tjetër përveç një shpërthimi", tha Yeaë, duke shtuar se të dhënat nuk ishin në përputhje me shpërthimet në miniera. "Gjithashtu nuk është aspak në përputhje me një tërmet", shtoi ndihmës sekretari i shtetit, një ish-analist i inteligjencës dhe zyrtar i mbrojtjes i cili ka një doktoraturë në inxhinieri bërthamore. "Është ajo që do të prisnit me një provë shpërthyese bërthamore", tha ai. Organizata e Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, e cila është e ngarkuar me zbulimin e shpërthimeve të testeve bërthamore, tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimin e Yeaë. Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se pretendimi për testin bërthamor të Kinës është "krejtësisht i pabazuar" dhe një përpjekje "për të sajuar justifikime për rifillimin" e testimeve bërthamore të vetë SHBA-së. "Ky është një manipulim politik që synon ndjekjen e hegjemonisë bërthamore dhe shmangien e përgjegjësive të veta për çarmatimin bërthamor", tha zëdhënësi i ambasadës kineze. Presidenti amerikan Donald Trump, po i bën presion Kinës që t'i bashkohet SHBA-së dhe Rusisë në negocimin e një pakti zëvendësues për Neë START, marrëveshjen e fundit strategjike SHBA-Rusi për kufizimin e armëve bërthamore, e cila skadoi më 5 shkurt. Skadimi i traktatit ka nxitur shqetësime se bota është në prag të një gare të përshpejtuar të armëve bërthamore. Kina, e cila ka nënshkruar, por jo ratifikuar traktatin ndërkombëtar të vitit 1996 që ndalon testimet bërthamore, mohoi të ketë kryer një shpërthim nëntokësor pasi SHBA-të e ngritën për herë të parë akuzën në një konferencë ndërkombëtare më herët këtë muaj. Testi i fundit zyrtar nëntokësor i Kinës u zhvillua në vitin 1996. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Kina#Testi#Berthamor