У нас вы можете посмотреть бесплатно Forumi EU–WB6/Konferencë e përbashkët e Kryeministrit, Rama me Presidenten e KE Ursula von der Leyen или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Rama priti sot Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila nis nga Tirana turin e saj në rajon, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e më pas Kryeministri Rama dhe Presidentja Von Der Leyen zhvilluan një takim kokë më kokë në Kryeministri, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve. Në vijim, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Ballkani Perëndimor nuk është një problem për t’u zgjidhur, por është një zgjidhje që pret të integrohet”. Ky ishte mesazhi që kryeministri Rama i drejtoi Forumit të parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i cili po zhvillon punimet në Tiranë. Kryeministri theksoi se “ky është mesazhi i horizontit të ri, që kapitulli tjetër i konkurrueshmërisë së Europës nuk duhet të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytetet e tjera të Europës, por edhe në Podgoricë, Tiranë, Beograd, Shkup, Prishtinë e Sarajevë së bashku”. Rama theksoi se “nuk duhet shumë shkencë, por duhet ca kurajo për të kuptuar se Ballkani Perëndimor mund të bëhet strehë amortizuese rregullatore e Europës, laboratori i saj i rezistencës në hapësirën për të ndërtuar të ardhmen”. “Nga energjia te lëndët e para kritike, tek infrastruktura, inteligjenca artificiale, prodhimi i teknologjisë së lartë. Këto zinxhirë europianë të vlerës mund të zgjerohen, të diversifikohen e të bëhen më të fortë, sepse le ta themi troç Europa nuk e ka luksin të varet nga ajo që nuk e kontrollon dot dhe ne në Ballkan nuk e kemi luksin për t’u quajtur gjithmonë në rastin më të mirë potencial”, shtoi Rama. Ndaj, kryeministri theksoi se ky kënd i Europës duhet të kthehet në një korsi të shpejtë të transformimit të Europës.