У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 25 Shkurt 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 25 shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Demontohet ura e dëmtuar në Dragostunjë, nis puna për rrugën e re; kamionët hyjnë nga Bllata ARRSH shembi urën e dëmtuar në Dragostunjë, në aksin Librazhd–Prrenjas. Autoritetet kanë nisur punën për hapjen e rrugës së re në shtratin e hekurudhës, ndërsa kamionët e bllokuar në Qafë Thanë i janë drejtuar doganës së Bllatës. Rama u përgjigjet akuzave për rrugët me rastin e Portugalisë: opozita ta çojë në SPAK Kryeministri Rama u përgjigjet akuzave për bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas, duke e krahasuar me shembjen e një rruge në Portugali. Ai ka ironizuar opozitën shqiptare që edhe rastin portugez ta çojë në SPAK si vepër të korrupsionit dhe “narkoshtetit” shqiptar. 28 faktmbledhës të PPE “zbarkojnë” në PD; Berisha: denoncova zgjedhjet dhe narkoshtetin Një mision faktmbledhës, i përbërë nga 28 eurodeputetë të Partisë Popullore Evropiane, po viziton Tiranën. Sali Berisha tha se në takimin me ta foli për zgjedhjet, narkoshtetin dhe përpjekjet që, sipas tij, po bën qeveria për asgjësimin e drejtësisë. ILD hetim disiplinor për Irena Gjokën: ka dyshime se ka kryer shkelje Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka. ILD thotë se ka dyshime se, me veprime dhe mosveprime, gjyqtarja ka kryer shkelje disiplinore duke mos deklaruar një dënim të marrë në Greqi. Shqipëria drejt ekonomisë pa para fizike; BSH: 1.65 mln karta në përdorim Shqipëria po shkon gjithnjë e më shumë drejt një ekonomie pa para fizike. Banka Qendrore raporton se, në fund të vitit 2025, qarkullonin rreth 1.7 milionë karta, përmes të cilave u kryen rreth 40 milionë pagesa me vlerë 248 miliardë lekë. Christopher Hill: nuk kam dijeni për ndonjë krim të kryer nga Hashim Thaçi Ish-ambasadori dhe ish-i dërguari i SHBA-së për krizën në Kosovë, Christopher Hill, thotë se nuk ka dijeni për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi gjatë luftës. Ai thekson se UÇK-ja nuk kishte një organizim vertikal, ndaj roli i Thaçit ishte i kufizuar. Trump mban fjalimin më të gjatë në historinë e SHBA-së: raketat e Iranit mund të arrijnë në Amerikë Presidenti amerikan Donald Trump mbajti në Kongres fjalimin më të gjatë në histori mbi gjendjen e vendit. Në 1 orë e 47 minuta, ai paralajmëroi se raketat e Iranit mund të godasin Evropën dhe, së shpejti, edhe Shtetet e Bashkuara. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/