У нас вы можете посмотреть бесплатно “Binjakët u diagnostikuan me spektrin e autizmit, burri ndërroi jetë”, Valentina:M’u shkatërrua bota или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Jeta e ka vendosur Valentinën përpara sprovave tmerrësisht të vështira. Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj autizmit, historia e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” rrëfen sa sfiduese është kjo diagnozë, në rastin e saj me dy prej fëmijëve. Gjatë viteve të trazirave në Shqipëri, Valentina tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ndodhej në Greqi bashkë me familjen kur erdhën në jetë binjakët që sot janë 25 vjeç. Pas thuajse një viti, ajo kuptoi se diçka nuk shkonte dhe analizat treguan se të dy kanë spektrin e autizmit. Kjo nuk do të ishte e vetmja sprovë për familjen pasi bashkëshorti i Valentinës ndërroi jetë papritur. Valentina: Lindin fëmijët binjakë, vijnë në jetë të dy, ishte gëzim i madh por diku në rritjen e tyre ngecën. Ardit Gjebrea: Pas sa kohësh? Valentina: Pas një viti gati. Kisha kuptuar që diçka nuk shkonte me rritjen e tyre, me zhvillimin e tyre mendor sesa fizik sepse fiziku i tyre ishte shumë i mirë. E kisha shprehur edhe te mjekët por më thoshin që mos u shqetëso se janë në rritje dhe mua më shqetësonte më shumë e folura e tyre sepse ata nuk belbëzonin. Ardit Gjebrea: Ndërkohë që kishte eksperiencën me djalin e parë. Valentina: Kisha sigurisht eksperiencë. Filluam menjëherë të bënim të gjitha ekzaminimet, të gjitha analizat që duheshin për këtë gjë dhe na thanë që kanë spektrin e autizmit të dy fëmijët. Ardit Gjebrea: Të dy? Valentina: Të dy. Aty na u shemb bota. E kemi përjetuar shumë keq. Dihet... Ardit Gjebrea: Kalvari i gjatë... Valentina: I vuajtjeve, ato mendonim, si do të jetë rritja e tyre, si do të jetë zhvillimi i tyre, si do të luftojmë ne me ta, si do të ecnim me bashkë me ta? Nuk mjaftoi vetëm kjo, por pas 4 vitesh që kishim marrë diagnozën e fëmijëve, bashkëshorti humb jetën, largohet nga jeta nga një infarkt. Aty jeta ime u shkatërrua e gjitha. Ardit Gjebrea: E vetme, me tre djem. Valentina: E vetme, me tre fëmijë sepse njerëzit e mi s’i kisha pranë, nuk dija nga t’ia filloja. Djali i madh e përjetoi shumë keq, ishte në moshën 16 vjeç sepse ishte shumë i lidhur me babain. Pastaj momenti që ai ndërroi jetë, ne e kishim pranë sepse ndërroi jetë në shtëpi. #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #valentina #brixhilda #lumturodhimbjen #bamiresi #vullnet #lejla #shume #autizem #25vjec #veshtiresi #dhimbje #qender Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/