У нас вы можете посмотреть бесплатно Krishtlindje në xhami! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Jemi në dhjetorin e vitit 1943. Jemi në fshatrat e Mallakastrës, ku strehohen mbi 200 ushtarë italianë, të cilët shqiptarët i kishin fshehur nga nazistët gjermanë që kishin pushtuar Shqipërinë. Gjatë periudhës së Krishtlindjes, i ati organizoi një darkë dhe ftoi edhe hoxhën e fshatit, Isuf Hoxhën. Ai ftoi gjithashtu edhe këtë prift italian dhe prifti pyeti: “Ne kemi Krishtlindjen, a ka ndonjë kishë këtu?” Hoxha i fshatit u përgjigj: “Cili është problemi?” Prifti e lutej dhe i kërkoi që kremtimi i Krishtlindjes të bëhej në oborrin e xhamisë. Hoxha ishte një njeri shumë i mençur dhe i tha: “Po, jo vetëm në oborr, por edhe brenda në xhami, sepse shtëpia e Zotit është për të gjithë. Ju jeni njerëz, ne jemi njerëz, jemi vëllezër.” Ata kishin disa kërkesa: donin një ëmbëlsirë si ato që kishin pasur dikur në shtëpitë e tyre në Itali. Gratë e fshatit thanë se mund të bënin vetëm bakllava. Pastaj kërkuan edhe një dhuratë për atë ditë, diçka që t’u kujtonte gratë, nënat dhe fëmijët e tyre. Gratë e fshatit premtuan se do të thurnin çorape për ta. Më 24 dhjetor 1943, mbi 200 italianë, ushtarë italianë të strehuar nga shqiptarët në fshatrat e Mallakastrës, u mblodhën dhe festuan Krishtlindjen në xhami. Të gjithë banorët e fshatit festuan bashkë me italianët sikur të ishin të krishterë. Është një gjest jashtëzakonisht njerëzor dhe për këtë arsye duhet kujtuar. Ne e dimë çfarë është feja. Ne e dimë çfarë është atdheu. Ne e dimë çfarë është miku dhe çfarë është armiku. Kjo është e gjithë historia jonë. Krishtlindjen në xhami po e rikujtojmë 82 vjet më pas për të kujtuar: ne jemi të mirë, ne jemi fisnikë, ne jemi shqiptarë. Gëzuar festat. Subscribe "Dritare TV": https://www.youtube.com/c/DritareTV?s... Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU: https://www.dritare.net Like faqen Dritare.net në Facebook: / portali.dritare Follow Dritare TV në Instagram: / dritare_tv Follow Rudina Xhunga në instagram: / rudinaxhunga Follow Rudina Xhunga në Twitter: / rudinaxhunga DritareTv, është një web televizion, i dritare.net. Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme. Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.