У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop-“Mami thotë që ai do vdesi”, pas divorcit, nëna s’lejon babain të takojë djalin-11 Shkurt 2026 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi prej më shumë se një viti, nuk po arrin të takojë djalin e tij 7-vjeçar, pavarësisht një vendimi të formës së prerë të gjykatës, që i njeh të drejtën e takimeve çdo të shtunë dhe komunikim të rregullt me fëmijën.Sipas Dritanit, ish-bashkëshortja e tij ka penguar në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e vendimit gjyqësor. Ai është drejtuar pranë zyrës përmbarimore në Fier, por nëna ka refuzuar ta zbatojë atë. Për këtë arsye ndaj saj është vendosur një masë administrative, të cilën ajo e ka kundërshtuar në gjykatë. Përmbarimi ka bërë me dije se, në vijim, pritet të ndiqet rruga e kallëzimit penal për moszbatim vendimi gjykate.Vetë Dritani ka siguruar disa video nga takimet me të birin, ku fëmija shprehet, se nuk e le e ëma të takojë babain. Në një bisedë të zhvilluar rreth një vit më parë mes ish-bashkëshortëve, nëna i deklaron hapur Dritanit, se nuk do ta lejojë më të takojë djalin. Nga ana e tij, Dritani pretendon, se i ka përmbushur dhe do t’i përmbushë detyrimet ekonomike, por kërkon, që të respektohet e drejta e tij ligjore mbi të birin.Sipas ankesës së depozituar nga nëna, ajo pretendon, se fëmija nuk dëshiron ta takojë babanë dhe se veprimet e tij janë traumatizuese. Megjithatë, në raportin e psikologut, të përfshirë në rast, thuhet, se fëmija ndikohet nga nëna dhe se janë evidentuar pengesa në realizimin e takimeve me babanë.Përballë kësaj situate, Dritan Mandro është paraqitur edhe në Komisariatin e Policisë Fier, ku ka bërë kallëzim penal për moszbatim të vendimit të gjykatës. Policia ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan