У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - ‘Izraeli detyroi Trump të sulmojë Iranin’/FBI merr nën hetim ish drejtorin e antiterrorit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
FBI ka hapur një hetim ndaj Joe Kent, ish-drejtorit të Qendrës së Antiterrorizmit në SHBA, që u dorëhoq të martën për shkak të pakënaqësive për luftën e nisur në Iran. Në letrën e dorëheqjes, Kent shkroi se Irani nuk përbënte asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe akuzoi Presidentin Donald Trump se e nisi luftën ndaj Republikës Islamike prej presionit izraelit. Hetimi i FBI ndaj tij ka nisur para se të dorëhiqej nga ky post. Ai dyshohet se ka shpërndarë për palë të treta informacione të klasifikuara gjatë kohës që drejtonte Qendrën e Antiterrorit të SHBA. Kent, 45 vjeç, i cili u emërua në krye të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit nga Trump, është zyrtari i parë i lartë amerikan që jep dorëheqjen nga administrata e tij në shenjë proteste kundër luftës kundër Iranit. Trump, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, akuzoi Kentin se ishte i dobët dhe se bëri mirë që u largua. Bashkëshortja e Kent, Shannon, ka shërbyer gjithashtu në ushtrinë amerikane. Ajo u vra në një sulm kamikaz në Siri në vitin 2019. "Si një bashkëshort i nderuar me Yllin e Artë, që kam humbur gruan time të dashur në një luftë të prodhuar nga Izraeli, nuk mund ta mbështes dërgimin e brezit të ardhshëm për të luftuar dhe për të vdekur në një luftë që nuk i sjell asnjë përfitim popullit amerikan dhe as nuk justifikon koston e jetëve amerikane", shkroi Kent në letrën e tij. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Hetimi#FBI