Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб “Fëmijën e sollën me makinë nga Këlcyra, i kishte ndalur zemra 3 herë rrugës”, mjeku:Kam qarë kur... в хорошем качестве

“Fëmijën e sollën me makinë nga Këlcyra, i kishte ndalur zemra 3 herë rrugës”, mjeku:Kam qarë kur... 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru



“Fëmijën e sollën me makinë nga Këlcyra, i kishte ndalur zemra 3 herë rrugës”, mjeku:Kam qarë kur...

Në sallën e operacionit nuk ka vend për të humbur toruan. Bluzat e bardha ndodhen nën presionin e kohës, sekondave që bëjnë diferencën, marrjes së vendimeve të menjëhershme që do të përcaktojnë kursin e situatës. Emocionet duhet t’i lënë vendin mendjes dhe gjykimit të ftohtë, të pa ndikuar për të bërë më të mirën dhe për të shpëtuar një tjetër jetë. Klevis Thomai, mjek kirurg ORL përshkruan në “Shije Shtëpie” në Tv Klan si është të përballesh me të gjitha këto në momentin që pacienti vjen në duart e tij. Çfarë ndodh konkretisht me mendjen e një mjeku, me ndjesitë e tij, gjendjen emocionale dhe duke iu përgjigjur pyetjes “a qajnë mjekët?” Klevis Thomai: Qan ndoshta jo, por më keq se qarë. Fatmirësisht, unë kam pasur shumë raste, qindra ose mijëra raste urgjencash edhe me fëmijë, edhe me të rritur që kanë qenë raste edhe në prag të vdekjes. Iu them gjithmonë familjarëve kur vijnë që deri tani s’kam pasur problem, deri tani nuk kam pasur problem dhe them gjithmonë falë Zotit a një fat i madh, nuk e di, që deri tani s’kam pasur probleme. Por kam pasur situata ekstremisht të vështira. Kur thonë që mjekësia shqiptare nuk funksionon, jo, mua më kanë sjellë fëmijë nga Këlcyra që është goxha larg, ma kanë sjellë mjeku pediatër, nuk e di se si ka mbajtur gjallë. Ma ka sjellë me tre herë fëmija arrest kardiak, domethënë që është ndaluar zemra tre herë gjatë rrugës, me makinë, se ishte natë, helikopteri nuk lëviz natën. Një nga rastet. Ma kanë sjellë, e kemi futur në sallë, në një situatë gjysmë paniku, paniku të kontrolluar le të themi kështu sepse duke e kapur me vrap, fëmija ishte… niveli i oksigjenimit ishte 30% nga 100% që duhej të jetë. Pasi kam arritur ta shpëtoj, atëherë më ka ardhur për të qarë. Është një ndjenjë e përzier midis stresit, shpëtimit, eksperiencës afër vdekjes, por jo te e jotja por te tjetri. Empatizon tjetrin dhe ndërkohë edhe gëzimi, ti mund të qash se je mërzitur, por mund të qash se je gëzuar, mund të qash se bëre diçka të mirë dhe ndodhi diçka e keqe, pra njerëzit kanë ndjenja dhe mjekët qajnë. #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #klevisthomai #ferdiolagjonaj #angjelinshtjefni SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Comments