У нас вы можете посмотреть бесплатно Lajm i Fundit! Valbona Selimllari deklaroi në intervistë që udhëtuan bashkë drejt Moskës bashkë. или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Valbona Slimllari, ish-misi i parë shqiptar, një ikonë e vërtetë bukurie edhe sot që është 43 vjeçe, u shfaq këtë të mërkurë në programin “Kontrata” të Sonila Meços në “Agon Channel”, për të thyer heshtjen mbi disa të vërtëta të jetës së saj. Atë që të gjithë e pëshpërisnin nën zë dhe ne gazetarët ia kishim kërkuar me qindra herë që ta ndante me lexuesit tanë, pra faktin që ajo tashmë ishte bërë nënë, ajo jo vetëm që nuk ka pranuar ta bëjë publike me gojën e saj, por ka bërë gjithçka për ta fshehur dhe parandaluar nëse dikush nga ne do ia publikonte. Ka rreth 13 vite, aq sa mosha e djalit të saj të madh, që në ambientet të ndryshme flitet se Valbona Selimllari tashmë është bërë me fëmijë. E pyetur nga gazetarët, ajo ka refuzuar që këtë lajm ta ndajë me publikun. Gjithkujt i është dukur absurde se si për një lajm të tillë, siç është ardhja në jetë e një fëmije, të harxhosh energji pa fund që ta mbash të fshehtë, aq më tepër kur je një person publik. Madje, absurdi arrinte deri aty, sa në rrethin tonë të gazetarëve të shkruaje për jetën private të Valbona Selimllarit ishte kthyer në një tabu, sepse ajo nuk e do në mënyrë kategorike një gjë të tillë.