У нас вы можете посмотреть бесплатно Sulo: Rama do vijojë ta mbajë flamurin e drejtësisë | Trialog или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zhvillimet e fundit politike dhe qasja e Partisë Socialiste ndaj kërkesave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për çështjen “Balluku”, u trajtua gjerësisht në emisionin “Trialog” në RTSH, nën drejtimin e moderatores Alba Alishani, ku analisti Arion Sulo ofroi një këndvështrim mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe ndikimet gjeopolitike. Gjatë fjalës së tij, Sulo vlerësoi fillimisht vullnetin politik të Kryeministrit Edi Rama në nisjen e reformës në drejtësi, duke kujtuar se ai rrezikoi madje edhe koalicionin e atëhershëm qeverisës me LSI-në. Megjithatë, analisti theksoi se ky proces do të ishte i pamundur pa trysninë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai ngriti gjithashtu pretendime mbi mënyrën se si u zbatua procesi i pastrimit të drejtësisë. Sipas Sulos, Vettingu u realizua me juristë të afërt me mazhorancën, duke lënë në sistem gjyqtarë që kishin afërsi me pushtetin. Kreu i ri i SPAK dhe dinamikat me SHBA-në Pika e vërtetë e kthesës në marrëdhëniet mes qeverisë dhe institucionit të akuzës, sipas Sulos, zë fill me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut. Analisti rikujtoi garën e ngushtë për kreun e SPAK, ku kandidati që perceptohej si i preferuar i qeverisë mori 5 vota, përballë Altin Dumanit, i mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, i cili siguroi 6 vota. Sulo analizoi se Kryeministri kishte qenë në një pozicion komod gjatë viteve 2019-2025, periudhë që ai e lidh me administratën e kaluar në SHBA. Gjatë kësaj kohe, sipas tij, goditjet e drejtësisë ishin të drejtuara ekskluzivisht ndaj opozitës. Kthimi te rasti “Balluku” Situata ndryshoi kur hetimet filluan të preknin nivelet e larta të mazhorancës. Lidhur me qëndrimin e Kryeministrit në mbrojtje të zyrtarëve të tij në Kuvend, Sulo e konsideroi një hap të gabuar. “Rama u fut te provat në rastin Balluku dhe kjo nuk ishte gjëja e duhur,”, deklaroi analisti, duke theksuar se periudha e goditjes vetëm në një krah ishte bërë shumë e dukshme dhe kishte nisur të dëmtonte imazhin e paanësisë së procesit. Çdo të martë & të mërkurë - Ora 20:30 - 22:00 | Nën moderimin e Alba Alishanit, emisioni “Trialog”, ka për qëllim që të krijojë një platformë të thellë analitike dhe debati rreth zhvillimeve më të rëndësishme politike në vend, rajon dhe botë. Në një format dinamik dhe polemik, emisioni mbështetet mbi ballafaqimin e fakteve, ideve dhe argumenteve mes tri figurave të njohura të gazetarisë dhe analizës politike shqiptare. Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, tre gazetarë me përvojë në median vizive dhe atë të shkruar, do të afrojnë pika të ndryshme shikimi, për të njëjtën ngjarje, çka është një mundësi e shtuar për publikun, për t'u orientuar në rrjedhën e pafundme të informacionit dhe është një shans më shumë, për të mbërritur tek e vërteta. Trialog, çdo të martë dhe të mërkurë, vetëm në RTSH1HD. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #trialog #albanishani #preçzogaj #arionsulo #lorencvangjeli #rtsh