У нас вы можете посмотреть бесплатно “Gjest historik”/ Eshtrat e Shën Joan Vladimirit kthehen në manastir, ndodheshin në fondin muzeor или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Eshtrat e Shën Joan Vladimirit janë kthyer ditën e sotme në manastirin e Elbasanit, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti për të ndjekur nga afër ceremoninë. Kryeministri ka bërë publike pamjet duke e cilësuar si “një çast emocionues” në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë. Eshtrat do të vendosen brenda në kishë, në një ambient ku ka qenë varri i Shën Joan Vladimirit. “Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare“, shkroi Rama. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se dorëzimi i eshtrave është një gjest historik. Margariti: Këtu në manastirin e Shën Joan Vladimirit kemi ardhur dhe me kërkesë të hershme të manastirit për të përfunduar një proces që kishim nisur së bashku, i cili është dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit që ndodheshin në fondin tonë muzeor të Muzeut Historik Kombëtar. Është një gjest historik sepse gjithmonë kemi qenë krenarë për bashkëjetesën fetare dhe për të gjithë ndërveprimin që shteti ka pasur me komunitetin. Nuk deshëm që të ndalej thjesht me restaurimin e objekteve të kultit, ajo që është parë gjithmonë si mbështetja e ministrisë së Kulturës, por me kalimin e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, mendoj që është një nga gjestet e mirëpritura dhe shpresoj që do të gjejë më së miri edhe gjithë mbështetjen tuaj. Kush është Shën Joan Vladimiri Shën Joan Vladimiri nderohet nga 22 Maji deri më 4 Qershor ne Shijon te Elbasanit, nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit. Shenjtori ka lindur në shek. X dhe ishte bir i Nemanit dhe nipi i mbretit Bullgar Simeoni i Ohrit (890 – 927). Nemani, i ati ishte mbreti i Ilirisë dhe sundonte Malin e Zi, Dalmacinë, Bosnjen dhe disa krahina të Greqisë pranë Prevezës. Mbas vdekjes së të atit, mbretërinë e trashëgoi Vladimiri. Ai dallohej si një mbret shumë besimtar me moral të lartë, bamirës dhe paqësor. U interesua për përhapjen e besimit orthodhoks tek shtetasit e tij, mbrojti Kishën nga herezia ndërtoi kisha, manastire dhe institucione bamirësie. Në një betejë me Samuelin, mbretin e Bullgarisë u zu rob prej tij dhe u burgos në kryeqytetin e Ohrit. Atje njihet nga princesha Kozara, bija e carit Samuel, e cila admiron bukurinë dhe mirësinë e Vladimirit. Ajo i kërkon të atit martesën me Vladimirin. Samueli pranoi dhe e dërgoi Joanin përsëri në mbretërinë e tij të mëparshme. Me vdekjen e car Samuelit mbretërinë e tij e mori i biri, Radovan, por ai u vra nga kushëriri i tij, Vladisllavi një njeri i pashpirt dhe lakmitar. Mbasi mori mbretërinë e Bullgarisë ai kërkonte t’i merrte mbretërinë dhe Joan Vladimirit dhe për ta gënjyer shenjtorin i dërgoi një kryq si shenjë besnikërie. Vladimiri në mirëbesim shkoi në oborrin e Vladisllavit në Ohër, ai kërkoi t’i presë kokën me shpatë Joanit, por nuk mundi. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Elbasan#Eshtrat#TopChannel