У нас вы можете посмотреть бесплатно Revolta e dyte e te burgosurve politike, deshmitari tregon si nisi gjithcka (Histori me Zhurmues) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Histori me Zhurmues - Viti 1984 - Sezoni 2 (21 Shkurt 2010) Një program nga Pandi Laco Revolta në kampin e Qafë Barit ishte një nga ngjarjet e vitit 1984. Nuredin Skrapari dëshmitar okular i kësaj ngjarje ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço. Gjatë emisionit Skrapari tregoi se kjo ishte një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit. “Në vitin 1983 na çojnë në kampin e Qafës së barit, ishim rreth 500 të burgosur politikë të moshës 30-40 vjeç. Me vajtjen tonë rendimeti i punës u rrit shumë. Shumica nga ne kishte bërë 8-10 vjet burg. Unë i kisha bërrë mbi 10 vjet vite burg. Kur ata panë që ne punonim shumë filluan një shtrëngim, të cilin e deklaruan edhe verbalisht. Për cilindo të burgosur që nuk bënte normën 4 vagona, do të kthehej nga galeria në mencë, do të hante darkën dhe do të shkonte sërish në punë me turnin pasardhës. Këtë filluan ta bëjnë rregull. Kjo na ra në sy të gjithëve dhe njerëzit mendoninin si ta frenonin pasi ishte e pamundur që të punonin pasi kishin mbyllur turnin. Dhe mes tyre kishin menduar, llogaritë i kishin bërë mirë. Revolta ka ndodhur tek dera. Shoh Sokol Sokolin që ia merr nga dora një djalë i cili nuk kishte plotësuar normën, policit. Mbi ne shikojmë një helikopter me të cilin kishte ardhur Zyliftar Ramizi, zëvendësministri i brendshëm. Ai hipi mbi një taracë dhe kishte edhe përforcime. NJë polici që siç duket nuk i mbajtën nervat qëlloi një të burgosur, një pjesëtar i grupit thirri: Poshtë komunizmi. Dhe të gjithë të burgosurit sikur morën vetëkomandë dhe kanë përplasur këmbët dhe tundën tokën. Dhe një pjesë hyri brenda dhe një pjesë qëndruan në vend. Ndër ta ishte Sokol Sokoli, Nue Toma, Lush Bushgjokën, etj, etj. Ne që hymë brenda ndoqëm nga dritarja ngjarjen. Ata u dorëzuan, kapi ishte i rrethuar dhe nuk kishin nga shkonin. Policët u sollën shumë egër me ta, i goditën me bishta kazmash e lopatash dhe i hodhën si thasë nëpër makina. Gjyqi i tyre u për për një kohë shumë të shkurtër dhe morëm vesh më vonë që u pushkatuan. Dy ditë më vonë na mblodhën të gjithëve dhe erdhën me një listë dhe filloi druri. Nisën të më godisnin me bisht lopate, por kisha një peliçe të mirë dhe më mbrojti. Por dikush tha që tmë godasin me bisht kazme, më gotitën dhe ndjeva dhimbje më thyen brinjën. Filluan me grushta me shkelma, nuk e di sa zgjati, por unë përfundova në kolaps pa tension. Unë isha më rëndë nga të gjithë dhe kërkuan që të shkoja në spital. Kështu u mbyll kjo revoltë me gjak dhe me hekur. Revolta e dytë e të burgosurve politikë”, tha Nuredin Skrapari. *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/