У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop - Skandali, i bllokojne pronen, per shkak te kredise se nje tjetri! (12 janar 2017) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kronike e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-95-sez... Ndoc Mark Marku denoncon ne “Stop”, se toka dhe shtepia e tij ne Ungri te Lezhes, kane rezultuar te bllokuara papritur ne zyrat e hipotekes. Ne zyren e regjistrimit te pasurive i thone, se shkak eshte bere nje kredi e pashlyer ne banke, por vete Ndoc Marku thote, se kurre nuk ka marre kredi ne asnje banke.Pas interesimit te gazetares, ne banke sqarojne, se kredia i takon nje tjeter personi me te njejtin emer. Ndaj dhe hipotekes i eshte derguar nje shkrese e dyte, per te hequr sekuestron. Regjistruesi Bledar Mulaj shprehet, se do ta shqyrtoje rastin ne fjale, por kur perballet me shkresen, premton ta heqe menjehere sekuestron ndaj pronave te personit te gabuar. Kronike e zgjeruar: Qytetari nga Ungri i Lezhës Ndoc Mark Marku denoncon në emsionin “STOP”, që transmetohet në Televzionin Klan se toka dhe shtëpia e tij kanë rezultuar të bllokuara papritur në zyrat e hipotekës. Në zyrën e regjistrimit të pasurive i thonë, se shkak është bërë një kredi e pashlyer në bankë, por vetë Ndoc Marku thotë, se kurrë nuk ka marrë kredi në asnjë bankë. “Jam drejtuar emisionit “STOP” për arsye se më kanë bllokuar tokën dhe shtëpinë disa persona të bankës në Laprakë. Kam shkuar të bëj certifikatën e tokës dhe Hipoteka më ka nxjerrë që e kemi bllokuar tokën. Unë as nuk kam marrë kredi kurrë dhe nuk i jam drejtuar ndonjëherë asnjëlloj banke. Ndaj jam drejtuar tek ju për të ma zgjidhur këtë problem, sepse deri më sot nuk ma ka zgjidhur kush, as drejtori i Hipotekës, banka, policia apo prokuroria. Më kanë thënë merru me gjykatën. Kur është marrë kjo kredi? Kjo kredi në bazë të letrave është marrë në 2010 – n. Ndërsa në 2014 – n më kishin bllokuar tokën mua, që nuk ka larë paratë ai që, i ka marrë tek banka dhe më kanë bllokuar tokën mua. Jeni i sigurt që nuk jenu ju? Jam shumë i sigurt sepse nuk iu kisha lodhur ju të vinit nga Tirana deri këtu në Lezhë. Pas interesimit të gazetares, në bankë sqarojnë, se kredia i takon një tjetër personi me të njejtin emër. Ndaj dhe hipotekës i është dërguar një shkresë e dytë, për të hequr sekuestron. Qytetari – Ky është xhaxhai im. Në momentin që shkon për të regjistruar pronën në Hipotekë i thonë… Punonjësa e bankës – Keni marrë kredi? Ankuesi – Jo, jo! Mos e fol, as nuk njoh askënd. Qytetari – As nuk i njeh fare personat në fjalë. Punonjësa e bankës – Më thuaj pak emrin të lutem! Ankuesi – Ndoc Mark Marku. Punonjësa e bankës – Ndoc Mark Marku. Punonjësa e bankës – Unë fola me personat lart dhe më thonë që kanë kontaktuar, kanë informacion dhe po e shqyrtojnë si çështje. Në momentin sapo të na kthejë përgjigje zyra e përmbarimit, do iu kontaktojmë në moment. Qytetari – Ok! T’iu lë numrin e telefonit? Punonjësa e bankës – Ok! Takimi me punonjësin e kredive të këqija të bankës. Punonjësi i bankës – Çfarë bëhet? Qytetari – Hajt më shtyhet. Punonjësi i bankës – Ç’a shkruhet aty? Qytetari – Këto janë të xhaxhait tim. Realisht, ne nuk dimë asgjë për këtë kredi, as nuk e njohim zonjën në fjalë. Punonjësi i bankës – Ne bëmë verifikimet dhe na doli, që ishte bllokuar gabim. Nuk është faji jonë. Qytetari – Faji i kujt është? Punonjësi i bankës – Është faji i Hipotekës. Ne bëmë verifikimet dhe i çuam një komunikim ZIG Shpk, zyrës përmbarimore. I thamë se i është bllokuar prona një personi tjetër dhe nuk është ai që kemi ne. Ata bënë verifikimet dhe i kanë çuar shkresë zyrës së regjistrimit të Lezhës. Këta kanë procedurë të tillë: gjejnë rastin, marrin rastin. Ku është qytetari? Në Lezhë. I çojnë shkresë zyrës së ZRPP -së Lezhë dhe i thonë: nëse ky qytetar ka pronë, bllokoja! Ne i kemi çuar shkresë Hipotekës, i kemi thënë që kemi dërguar një pronë për këtë qytetar, ne kërkojmë këtë. Qytetari – Realisht kredinë e ka marrë një person tjetër? Punonjësi i bankës – Po! Tani, ti ke njeri në Hipotekën e Lezhës? Qytetari – Po, njoh njërin. Punonjësi i bankës – I thuaj se këto janë punë burokracish, se nga ana jonë i kemi kryer. Procedurë është. Interesohu atje dhe i thuaj që a ju ka ardhur një shkresë nga ZIG Shpk (zyrës përmbarimore). E ke bërë gabim bllokimin. Ne çojmë shkresë dhe kaq. Por realisht në zonën ku je ti janë të gjithë me emra dhe mbiemra të njëjtë. Qytetari – Pse ekziston një person tjetër në Lezhë me të njëjtin emër? Punonjësi i bankës – Është një person...