У нас вы можете посмотреть бесплатно "Do blej varkë pasi të shes lopën! S'e ka fajin shiu", tre zona të përmbytura në Lezhë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Edhe pas mbylljes së argjinaturës pas 48 orësh, zonat e Barbullojës, Myltes dhe Rrilës në Lezhë vazhdojnë të jenë të përmbytura. Banorët raportojnë dëme të shumta në tokat e mbjella dhe në gjënë e gjallë, ndërsa uji mbetet i pranishëm. Shumë prej tyre nuk kanë mundur as të largohen nga shtëpitë. “E han populli i shkretë! Ka 20 vite që jemi përmbytur përherë, një shi me ra, faji është i hidrovorëve. Po porosis një varkë, do shes lopën nëse shpëton e do blej varkën!”, u shpreh një banore, duke theksuar se ka dëme të mëdha në blegtori. “Kemi 4 ditë nën ujë, sidomos dje. Ku të lëvizim, ku me dal?! Niveli i ujit në rrugë është mbi 70 cm, ndërsa në oborr është 1 m e ca. Ka ardhur kryeplaku ka pa, çfarë mund të bëjë ai apo ti si gazetar, apo unë si individ, kur punëtorët e hidrovorit bllokojnë tubat atje për ta lëshuar ujin në det?! Fryhet argjinatura dhe plas se nuk ka rënë shi sa për t’u përmbytur vendi. Nuk bëhet uji se bie shi, por nuk funksionon hidrovori”, u shpreh një tjetër. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan