У нас вы можете посмотреть бесплатно ROGANA 2024:PËRURIM I DY LIBRAVE AUTORE MINIVERE MUJA -MAKA LULKUQET E PRILLIT 27.04.2024 KORETIN или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Klubi letrar “NOSIT”, Dardanë Sot, në hollin e Shkollës e Mesme e Ulët “Abdullah Krashnica-Presheva” u prezantua portreti letrar i profesoreshës së kësaj shkolle, poetes Minivere Muja-Maka. Promovimi i librave të Minivere Mujës –Makës u bë në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor “Lulëkuqet e prillit 2024” . Organozator: Klubi letrar “Nositi” në bashkëveprim me Drejtorinë Komunale për Kulturë Rini e Sporte, Kamenicë. Programi i sotëm kulturor u hap me intonimin e himnit kombëtar, që e intonoi Kori i shkollës “Abdullah Krashnica-Presheva”- Koretin, nën udhëheqjen e profesoreshës së muzikës, pran kësaj shkolle, Donika Ibrahimi-Lakna. Më pas konferensierja, Nurije Demi, ish nxënëse e kësaj shkolle, në emër të organizatorit përshëndeti të pranishmit, duke veçuar mysafirë nga Prishtina, Kaçaniku, Lipjani e Gjilani. Në emër të Kolektivit të SHFMU “Abdullah Krashnica-Presheva” artdashësit i përshëndeti , drejtoresha e shkollës, z. Merita Keçmezi; Në emër të institucioneve komunale disa fjalë i tha drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, z. Afrim Dervishi, i cili ndër tjera foli për punën cilësore që e ka bërë protagonistja me nxënës si dhe aktivitetet e shumta kulturore. Ky kreativitetet u kurorëzua me promovimin e dy librave me poezi të autores Minivere Muja-Maka; Arsim Thaçi, profesor i shkollës “A. Krashnica-Presheva” nxori në sipërfaqe elemente biografike të autores, duke nënvizuar se Miniverja rrjedh nga familje me traditë arsimore e përparimtare, e që është marrë me poezi që nga mosha fëmijërore. Ai theksoi se krahas punës me ditar personazhi në fjalë në shkollë e më gjerë e begatoi jetën kulturore. Për vlerat letrare të librave të Minivere Mujës- Makës folën : Redaktorja e dy librave në fjalë, z. Selvije Vllasi-Kadriu, e cila nënvizoi se ka qenë kënaqësi dhe privilegj që t`i redaktoj këto libra kaq të rëndësishëm. Pastaj, folën poetët: Baki Krasniqi, për librin e parë “Telegram”, Sinan Sadiku për librin e dytë “Këmishë e bardhë”, kurse Nexhat Rexha foli për opusin letrar të poetes Muja-Maka. Që të gjithë ishin të një mendimi, se librat janë një prurje cilësore e letrave shqipe, poezi që komunikojnë lirshëm me lexuesit, të pasura me figura letrare, poezi të ekuilibruara artistikisht dhe pak më të avancuara në librin e dytë. U tha, gjithashtu se Lirika është arma më e fuqishme letrare e poetes Minivere Muja-Maka. Të gjitha poezitë e Minivere Mujë-Makës u tha, se janë të frymëzuar nga jeta reale e njeriut tonë. Me interes të veçantë nga një publik i madh e heterogjen, veç kritikës letrare u përcollën edhe vallëzimet moderne të nxënësve të Shkollës Fillore “Abdullah Krashnica-Presheve, Koretin : Rizuana Canaj dhe Nafije Hoda –vallëzim modern. Lorena Rexha dhe Olsa Demi ekzekutuan këngë me piano, përkatësisht me violinë. Vlen të theksohet edhe kjo, se profesoresha e gjuhës shqipe e shkollë “A. Krashnica”, z. Ukije Dervishi deklamoi në mënyrë shumë profesionale poezi nga librat e Minivere Mujës-Makës. Në fund, personazhi i këtij Manifestimi kulturor, poetja Minivere Muja-Maka i falënderoi të gjithë të pranishmit që në mënyrë madhështor dhe në numër shumë të madh ishin të pranishëm; Falënderoi edhe organizatorin e manifestimit për nxjerrjen në shesh të vlerave letrare, familjen, kolektivin dhe të gjithë të tjerët që kontribuuan në forma të ndryshme. Edhe organizatori falënderoi sponsorët e klubit letrar “Nositi”: -Ndërmarjen “Vëllezërit Borovci” me pronarë : Kamer e Mustafë Borovci; -Kryetarin e Komunës së Kamenicës, zotëri Kadri Rahimaj si dhe -Drejtorinë për Kulturë,Rini e Sporte në Kamenicë, z. Behar Hyseni. Biseda vazhdoi në koktejin e rastit që u shtrua për të gjithë. Aktivitetet letrare i përcollën me kamera: Gani Kryeziu dhe Lavdim Klaiqi. Për Klubi letrar “Nositi”, Dradanë Nexhat Rexha, kryetar