У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Në frontin e luftës/ Në kufirin Ukrainë-Rusi ka shumë trupa ushtarake или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fshati Loskutivka në Lindje të Ukrainës, prej 2014 është territor i pushtuar nga Rusia. Në hyrje të fshatit duhet të vendosim helmetën dhe jelekun antiplumb. Kemi hyrë në zonën ku lufta prej 8 vitesh është ulur këmbëkryq dhe mund të avancojë nga Rusia në përmasa të paimagjinueshme. Për ushtarakët ukrainas vigjilenca është maksimale çdo minutë. Na këshillojnë se ku mund të qëndrojmë për mos t’u bërë objekt shënjestre e snajperëve rus. Ky është komandanti skuadrës stacionuar në vijën e parë të luftës. Ai tregon për Top Channel se ka për detyrë të zmbrapsë çdo avancim të mëtejshëm të Rusisë në okupimin e të tjera territoreve. “Që prej 2018 unë jam duke shërbyer këtu. Unë jam i trajnuar për veprime taktike përfshi ato të luftimit edhe nën takt. Tashmë ne jemi shumë herë më të përgatitur për te luftuar me ushtrinë e federatës ruse. Ata nuk do të kenë mjaftueshëm forca për të luftuar me ne. Ne këtu kemi një linjë të fortë mbrojtje e cila nuk do ti lejojë të avancojnë“, tha ai. Ushtarakët këtu janë miqësor me ata që vijnë t’i vizitojnë. Janë të kujdesshëm në atë që thonë. “Ne jemi të vendosur të mbrojmë me çdo çmim vendin tonë. Në mënyrë konstante ne provokohemi çdo natë nga sulmet me armë nga pala armike. Në këtë pikë nuk kemi pasur kolegë të vrarë. Të plagosur po”, tha ai. Krahas ndërtimit të vendvendosjeje për të hapur zjarr nuk mungon edhe trasheja. Ushtarakët e këtushëm janë mësuar tashmë me situatën e tensionuar. E dine fare mirë se çfarë i pret nëse Vladimir Putin do të lëshojë urdhrin e pushtimit të Ukrainës. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Ukraine#Rusi#TopChannelNews