У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Donald Trump është i bindur se e ka plotësisht nën kontroll situatën e konfliktit me Iranin. “Irani është mposhtur plotësisht dhe po kërkon një marrëveshje- por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja”, u shpreh Trump duke shtuar se mediat urrejnë të raportojnë sukseset që ushtria amerikane ka arritur kundër Republikës Islamike. Irani, shtoi presidenti amerikan, kishte në plan pushtime në të gjithë Lindjen e Mesme dhe donte të shkatërronte plotësisht Izraelin. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, këto plane, ashtu si vetë regjimi atje, tani kanë vdekur. Trump ndërkohë lëshoi dhe një kërcënim: Hormuzi duhet të mbetet i lirë ose do të shkatërroj infrastrukturën iranianë të naftës. Dhe për këtë arsye, tha se kishte urdhëruar bombardimin e ishullit Kharg, ku kalon gati 90% e eksporteve të naftës së Teheranit, dhe që deri më sot, oishte kursyer nga sulmet. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara kreu një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme, duke shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak të krenarisë së Iranit: ishullit Kharg. Armët tona janë më të fuqishmet dhe më të sofistikuarat që bota ka njohur ndonjëhere. Por, për arsye dinjiteti, kam zgjedhur të mos shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Ama, nëse Irani apo kushdo tjetër ndërhyn në kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim. Irani nga ana e tij, u shfaq sfidues. Ushtria iraniane ka premtuar të shkaterroje infrastrukturat e naftës dhe energjisë të lidhura me Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme. “Të gjitha instalimet e naftës, ekonomike dhe energjetike që u përkasin kompanive në rajon dhe që janë pjesërisht në pronësi të SHBA-së ose bashkëpunojnë me SHBA-në, do të shkatërrohen menjëherë dhe do të kthehen në hi, tha për mediat në Teheran zëdhënësi i shtabit Khatam al-Anbiya, i lidhur me Gardën Revolucionare. Njoftimi mbërriti thuajse njëkohësisht me lajmin se një sulm me dron kishte shënjestruar ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i sigurisë irakiane. Një gazetar i AFP pa tym të zi që ngrihej mbi kompleksin diplomatik në zemër të kryeqytetit irakian. Një tjetër zyrtar i sigurisë konfirmoi sulmin, i cili ndodhi pas disa shpërthimeve të dëgjuara gjatë natës, të cilat shkaktuan vdekjen e dy personave. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #DonaldTrump#Iran#TopChannelNews