У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ "Noteri dhe ndërtuesi me shitën apartamentin 2 herë" или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
"Kam bërë kallëzim në vitin 2020 për shitjen e një apartamenti dy herë në Golem" thotë Luan Çullhaj. Më tej pohon se ka lidhur kontratë para noterit Frederik Tengu në Kavajë për të marrë një apartament, me nr.6 në Golem, në këmbim të disa punëve që do të bënte si nënkontraktor. "Kontratën e kam bërë në vitin 2018. Kam shkuar në vitin 2020 dhe kam parë që në të njëjtin apartament ishte vendosur një derë tjetër. Është shitur dy herë" vijon qytetari. Më tej shton se kontratën e ka bërë me z.Ardian Idrizaj, i cili ishte pronar i firmës "Eri 2015" që do bënte edhe pallatin. Denoncuesi ka shkuar në polici dhe prokurori, por Prokuroria e Kavajës ia ka pushuar, duke deklaruar se është çështje civile mes palëve. E ka kundërshtuar dhe, Gjykata e Kavajës, ka urdhëruar prokurorinë të hetojë për mashtrim. "Por, nga viti 2020 deri në ditët e sotme, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim. As te noteri, i cili rezulton se ka bërë një tjetër kontratë apo edhe te bashkëortaku i firmës 'Eri 2015'. Adrian Idrizaj, është në burg por jo për shitjen e apartamentit por për një çështje droge" thotë qytetari, duke pohuar se disponon edhe një dokument, ku rezulton se bashkëortaku i Idrizajt është një tjetër ndërtues, Bujar Turku. "Por, as ky person nuk është marrë nën hetim, i pandehur apo me masë tjetër sigurie" përfundoi denoncuesi. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel