У нас вы можете посмотреть бесплатно Lë shënimin dhe del nga SPAK, Berisha ironizon Ramën: Na e tmerruan patllaket... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Që prej 3 janarit të këtij viti, është kthyer në rutinë, që kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”. Ai futet brenda godinës së SPAK, lë një shënim për drejtuesin në largim të kësaj strukture, Altin Dumani, dhe thuajse gjithnjë mban një komunikim të gjatë për gazetarët. Edhe sot, 15 dhjetor, ai mbërriti në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati Genc Gjokutaj. Nuk harroi as përshëndetjen e tij me dy gishtat lart. Pas shumë pak minutash, doli në prononcim për mediat. Këtë herë, fjalën e tij, e nisi me përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), sa i takon një episodi të ndodhur më 20 nëntor në godinën e Këshillit të Ministrave. “Patllake të vërteta nuk do të ketë se na e tmerruan kryeministrin. E morët vesh apo jo?! Se e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë!”, tha me ironi kryetari i Partisë Demokratike. Duke qenë se tanimë është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, a do të heqë dorë Berisha nga akuzat për Dumanin? “Dumani e mbyll me faqe të zezë, më pasuri të fshehura”, u përgjigj ai, duke theksuar se absolutisht ky i sotmi, nuk është mesazhi i fundit për të. Për sa më sipër, Berisha deklaroi se ka prova të plota. “Të them unë ty, jam ish-president dhe ish-kryeministër. Asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me katër apartamente me rrogën e shtetit”, u shpreh kreu i PD-së. Vlen të theksohet se çështja në ngarkim të Berishës dhe të të pandehurve të tjerë, është në fazën e parashtrimit të kërkesave për provat shkresore. Po kur mund të ketë një vendim përfundimtar për këtë dosje? “Pritet të marrë kohë të gjatë, seancat janë shtyrë, për arsye nga më të ndryshmet”, u përgjigj gazetarja e Klan News, Glidona Daci. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan