У нас вы можете посмотреть бесплатно Mikëpritja në malin e Trieshit - Malësi e Madhe или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
BURRNIA DHE MIKËPRITJA ENDE NUK JANË HARRUAR NDËR MALET TONA Traditë e veçantë e shqiptarëve është mirësjellja, që i kushtohet vizitorit, mikut që i vjen tek dera e shtëpisë. Mikëpritja është e njohur që nga koha e Homerit. Shqiptarët këtë traditë e kanë trashëguar nga e kaluara e lashtë, traditë të cilën e kultivojnë edhe sot. Kur miku vjen në derën e malësorit, të gjithë shtëpiakët gëzohen, miku vendoset në krye të tryezës, i ofrohet çdo gjë që ndodhet në shtëpi në mënyrë të pakufishme. Çdo anëtarë i familjes e ka obligim që mikun ta presë me rrespektin më të lartë edhe nëse mungon Zoti i shtëpisë, nëse në shtëpi për momentin nuk gjenden burrat, këtë virtyt të shenjtë e bëjnë edhe gratë e shtëpisë deri sa të vinë burrat. Se edhe gratë e mbajnë burrninë dhe mikpritjen e shtëpisë e dëshmuam më rastin e vizitës së kullës 400 vjeçare të Gjergj Gjokë Prëlës Lucaj, me të bijtë Noshin dhe Kolën, në katundin Stjepoh të Trieshit. Në pikat më të larta malore të Malësisë së Madhe në katundin Stjepoh të Trieshit (pjesa nën Malin e Zi), bashkë me freskinë e zonave përreth, mund të kënaqësh edhe stomakun me ushqime tradicionale, të gjitha bio dhe prodhime shtëpie. Por, është gjithnjë dikush aty që i mirëpret vizitorët e rastit dhe ata të planifikuar, duke u hapur derën e këtyre ndërtesave të quajtura kulla… 70 vjeçarja Palin Dodja e shoqja e Gjergj Gjokës Lucaj, e cila gatitë ushqime tradicionale të kësaj treve, si: pite kllinit (pite malsorçe), djath të zier, kaçimak, mazë dhe djathë bjeshke, bukë nar kakinë, mjeshavinë etj. Të gjithë grupit të OJQ ''LABEATËT'' do të na mbesin në kujtesë mikëpritja që e gjetëm ndër malet tona.