У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Rama i palëkundur për Ballukun. Kryeministri i prerë: SPAK të shoh punën e vet, ne tonën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rama: “Sa më shumë të vdekur na duan, aq më shumë ne gjallërohemi.” Kartonat e kuq kundër kërkesës së SPAK për heqjen e lirisë së Belinda Ballukut, prodhuan reagime të njëpasnjëshme të selive diplomatike, të cilat i kujtuan Shqipërisë kërkesën e panegociueshme të Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit. Një ditë pas votimit, shefi i ekzekutivit, Edi Rama u shfaq i palëkundur në qëndrimin e tij. Rama: “Deri tani nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë, interesin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve dhe një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi, është që t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy, në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lart-poshtë, por as nuk më shkon mendja të pranoj që të më shikojë njeri nga lart-poshtë. Është shumë e thjeshtë. Diskutimet tona kanë qenë absolutisht konstruktive. Nuk ka pasur absolutisht asgjë, jo si ato që janë thënë, por të ngjashme me ato që janë thënë, përsa i përket tensionit apo presionit, apo kërcënimit.” Pavarësisë porosisë që të gjithë socialistët të ishin të unifikuar në votimin për imunitetin e Ballukut, karriget e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt mbetën bosh. Për këtë, Rama dha këtë koment. Rama: “Nuk merrem unë me këtë punë, është kryetari i grupit që të kuptojë arsyet e mungesave” Rama u shfaq mjaft i prerë në përgjigjen e tij për shqetësimin e Prokurorisë së Posaçme se ndryshimet e mundshme ligjore mund të pengojnë punimet e saj. Rama: “SPAK të shohë punën e vet, ne tonën dhe aq më mirë do të bëhet Shqipëria. SPAK e ka gjithë mbështetjen tonë. Parlamenti është sovran, nuk varet nga SPAK, ambasadat dhe askush tjetër” Teksa në Shqipëri çështje të drejtësisë dominonin debatin publik, një vizitë në kryeministri e ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle tërhoqi vëmendjen. Rama u shpreh se takimi kishte në fokus interesat amerikane energjitike në rajon. Rama: “Ka ardhur për të bërë një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje që janë çështje të interesit të lartë amerikan në këtë rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta, aktorëve të tretë, dhe nga ana tjetër, kini parasysh që ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane drejtëpërdejtë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të Trump” Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rama#Balluku