У нас вы можете посмотреть бесплатно Bosi i Bosëve: Jeta e Toto Riinës - Cartel Top News или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në fushat e Sicilisë së harruar të pasluftës, obsesioni për fuqi e pushtet, rritej... Salvatore Toto Riina, një fshatar mendjemprehtë nga Korleone, u bë bosi i bosëve dhe pushtoi Palermon, krim pas krimi... Me ushtrinë e tij të vogël të vrasësve, ai mori kontrollin e mafies më të jashtëzakonshme në botë dhe nisi të sulmonte shtetin; bomba, masakra dhe konflikte të përgjakshme kishin si autor një burrë që mendonte se ishte i pamposhtur...Deri në 1992-shin, me vrasjet e Xhovani Falcones dhe Paolo Borselinos...Më pas, Toto Riina u kap pas thuajse një cerek shekulli në arrati, dhe kapja e tij mbetet ende sot e rrethuar nga misteri.. Qëndroi në burg për më shumë se 20 vite, dhe që andej, nga pas hekurave, mbeti diktatori i Cosa Nostra-s, deri sa vdiq... Kjo është një histori varfërie, pushteti dhe gjakderdhjeje...është historia e luftës së një njeriu për të vendosur sundim suprem... Toto Riina Bosi i Bosëve... Salvatore “Toto” Riina, njihej fillimisht si ‘Toto u Curtu’ që në dialektin sicilian do të thotë Toto i Shkurtri... Shefi i mafias siciliane, ishte i njohur për fushatën mizore të vrasjeve të tij që kulmin e arriti në fillim të viteve 90, kur vrasjet e prokurorëve anti mafia Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, shkaktuan një zemërim të madh publik dhe ndezën një operacion të madh të autoriteteve. Toto Riina njihej edhe si la Belva, ose bisha, apo capo dei capi-bosi i bosëve. Riina pasoi Luciano Leggion si bosi kryesor i fraksionit korleonez në organizatën kriminale, në fillim të viteve 1980 dhe arriti dominimin përmes një fushate dhune që bëri që policia të merrte në shënjestër rivalët e tij Vrasësi i preferuar i Toto Riinës, Giovanni Brusca, vlerësohet se ka vrarë 100 deri në 200 njerëz me urdhër të tij. Por Riina nuk ndalej as përpara kodeve tradicionale të mafias...ai vriste gra dhe fëmijë, pjesëtarë të papërfshirë të publikut, me qëllimin e vetëm që të evitonte zbatimin e ligjit... Pavarësisht politika e tij e ‘tokës së djegur’ neutralizonte cdo kërcënim të brendshëm ndaj pozicionit të tij, Riina gjithnjë e më shumë e coi organizatën e tij në konfrontim të hapur me autoritetet shtetërore. Pas dekadash në arrati ai u arrestua, dhe kjo u pasua nga seri shpërthimesh që nuk kursenin asgjë, që nga galeritë e artit e deri tek kishat... "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt." Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës. Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite. Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës. Cartel Çdo të dielë Ora 21:00 Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Cartel #TopChannel #TopNews