У нас вы можете посмотреть бесплатно Samir Mane tregon në “Opinion” fillimet e tij në biznes: Ato që fitoja i shpenzoja po aty... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sipërmarrësi, Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Mane tregon për fillimet e tij si në kohën e studimeve të tij ku zbuloi se dëshira e tij ishte të studionte Ekonomik edhe pse kjo gjë nuk u realizua në atë kohë, pasi ndoqi një degë tjetër që ju caktua. Ai tregon se si filloi me tregtinë që në kohën e universitetit ku zbuloi edhe faktin që tregun e kishin në “Qytetin Studenti”. Blendi Fevziu: Ju keni studiuar për Gjeologji Miniera. E zgjodhët vetë dëgën apo atje u çuan? Samir Mane: Jo atëherë nuk ishte me zgjedhje. Unë doja degë tjetër, por natyrisht aty më çuan. Blendi Fevziu: Cilën degë doje? Samir Mane: Ekonomik. Blendi Fevziu: Cila ka qenë ëndrra jote në gjimnaz? Samir Mane: Të studioja ekonomi dhe të merresha me ato punë që të ofronte atëherë ai sektor, por nuk ishte e mundur. Blendi Fevziu: Si hyre në këtë treg? Samir Mane: Rastësisht me shok. Njihja një shok nga Durrësi. Tregun e kishim në “Qytetin Studenti” dhe ashtu e filluam. Blendi Fevziu: Në momentin që Shqipëria u hap, a kishe ti një pasur më të madhe se të tjerët? Samir Mane:Jo nuk kisha me thënë të drejtën. Sepse ato që u fitonin u shpenzonin aty. Ndërkohë më vonë Mane është larguar drejt Austrisë ku ka kaluar më shumë se 17 vite të jetës. Ai tregon se u gjend rastësisht atje, teksa zbulon edhe tregtitë e para. Blendi Fevziu: Menjëherë pas kësaj ju u larguat drejt Austrisë. Pse zgjodhët Austrinë? Samir Mane: Rastësisht zgjodha Austrinë. Kisha një shok aty që jetonte dhe shkova aty dhe fillova të studioja për Gjeologji Miniera për shumë pak kohë sepse filluan mundësitë e biznesit. 25-26 kam filluar bizneset. Blendi Fevziu: Si lindi ideja e biznesit, momentin e parë e mban mend? Samir Mane: Ka qenë një pjesë shumë e shkurtër kur kërkoheshin Dhrami në Shqipëri, dhe shkëmbeheshin në Austri, por ajo ishte gjë e vogël. Më e rëndësishmja ka qenë tregtia e elektroshtëpiakeve. Viena në atë kohë ka qenë qendër e gjithë lindjes për shitjen e elektroshtëpiakeve dhe unë u gjeta në kohën e duhur në momentin e duhur në vendin e duhur. Blendi Fevziu: Ju filluat të sillni elektroshtëpiake në Shqipëri apo në të gjithë Ballkanin? Samir Mane: Të sjell fillimisht në Shqipëri, pastaj në Maqedoni, Serbi, Bosnje, Bullgari, Rumani e kështu me rradhë në të gjithë Ballkanin. Blendi Fevziu: Ju keni jetuar 17 vite e gjysëm në Austri dhe tashmë fiks 17 vite e gjysëm bëhen në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve jeni marrë vetëm me elektroshtëpiake apo edhe me punë të tjera? Samir Mane:Deri në 2002 jam marrë vetëm me elektroshtëpiake dhe pastaj fillova të mendoj për qendrën e parë tregtare QTU dhe pastaj hyra në biznesin e shitjeve me pakicë. Ndër të tjera sipërmarrësi Mane zbuloi shkakun e largimit nga Austria, ku u shpreh se nevoja për t’i ndjekur nga afër bizneset e tij e bëri atë që të kthehen në Shqipëri.#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/