У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Petë me miell misri dhe presh nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 1,2 kg presh 3 vezë 1 gotë vaj 1 gotë qumësht 2 gota kos 550 gr miell misri (4 gota) 4 gota ujë të valuar 1 gotë miell gruri 1 pako pluhur pjekës 250 gr djathë i bardhë Kripë Pastrojmë preshët dhe i presim ata horizontalisht e më pas i grijmë hollë. I vendosim në një tigan, shtojmë pak kripë dhe vendosim kapakun që të djersiten. Shtojmë 3 lgj vaj dhe i kaurdisim deri sa të zbuten. Në një tas rrahim 3 vezë. Shtojmë në tas vajin, qumështin, kosin dhe i përziejmë mirë. Në një tas tjetër vendosim miellin e misrit dhe 1 lugë gjelle kripë. Shtojmë në të 3 gota ujë të valuar dhe përziejmë ujin e nxehtë me miellin e misrit. Më pas shtojmë në të tasin e përbërë me vezë, qumësht, vaj dhe kos. Përziejmë miellin e misrit duke kontrolluar trashësinë. Shtojmë pak nga pak dhe gotën me miell gruri + pluhurin pjekës. Nga ky brumë heqim dhe lëmë mënjanë 2 garuzhde. Me pjesën e mbetur në tas përziejmë preshin dhe djathin e thërrmuar. Lyejmë një tepsi me vaj, e nxehim mirë atë dhe shtojmë brumin në tepsi. Brumin që lamë mënjanë, e hollojmë pak dhe mbulojmë komplet sipërfaqen. E spërkatim me pak vaj dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190-200 gradë për 30-35 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu