У нас вы можете посмотреть бесплатно Fluks i lartë emigrantësh në pikat kufitare dhe portet shqiptare-(20 Gusht 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2011 Është rritur ndjeshëm fluksi i emigrantëve që kalojnë kufirin greko-shqiptar gjatë 48 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare në pikën doganore të Kakavijës, kanë hyrë 3600 shtetas dhe 900 automjete. Ndërsa në dalje janë shënuar 5100 shtetas dhe 1400 mjete, duke shënuar kështu një fluks në rritje të atyre shtetasve që largohen nga Shqipëria. Për të evituar radhë të gjata në kufi policia shqiptare kanë funksion 10 sportele. E njëjta situatë paraqitet dhe në pikën kufitare të Kapshticës që në orët e para të mëngjesit të së shtunës është regjistruar një fluks i konsiderueshëm jo vetëm i personave që hyjnë në territorin tonë por edhe qytetarëve të cilët udhëtojnë drejt Greqisë apo vendeve të tjera të hapësirës Shengen. Sipas drejtuesve të policisë kufitare deri në mesditë kanë hyrë nga Kapshtica mbi 2500 persona dhe 650 mjete, dhe kanë dalë më tepër se 1200 persona. Edhe pse fluksi vazhdon rritje orë pas ore, situata në pikën doganore të Kapshticës është normale dhe nuk ka patur radhë të gjata. Ndërkohë drejtuesit e policisë kufitare shqiptare janë takuar gjatë paradites me drejtues të policisë kufitare greke, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të shtuar numrin e sporteleve dhe personelit në rast të rritjeve të mëtejshme të fluksit të lëvizjes. Në portin e Vlorës kanisur fluksi në daljen, në tragetet e linjës së Vlorë -Brindisi ka nisur largimi emigrantëve. Rreth 2000 pasagjerë janë imbarkuar sot në këto tragete ndërsa shërbimi portual ka qenë mjaft korrekt dhe i shpejtë. Automjetet janë sistemuar në brendësi të hapësirës së sportit duke mos shkaktuar amulli trafik në rrugë jashtë portit sikundër ka ndodhur çdo vit kryesisht në fluksin e muajit Gusht. Vetë emigrantët shprehen që këtë vit situata ka qenë më i mirë si gjatë viteve të kaluara në vendlindje ashtu edhe në shërbimet e marra, Në portin e Durrësit vijon kthimi i emigrantëve shqiptarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore drejt vendeve të tyre të punës. 24 orët e fundit nga ky portjanë larguar mbi 11300 shtetas, si dhe mbi 600 mjete dhe 11 tragete, duke regjistruar dhe fluksin më të madh për këtë fundjavë. Në shërbim të emigrantëve janë vënë 40 sportele, 2 pika hyrëse për përpunimin sa më të shpejtë të mjeteve, si dhe një numër i madh punonjësish të policisë kufitare dhe doganës. Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit bëjnë të ditur se është shtuar numri i trageteve për të përballuar fluksin e emigrantëve në kthim. Ndërkaq paralel me emigrantët të cilët kthehen në vendet e tyre të punës një numër i lartë shtetas shqiptar, është regjistruar në hyrje. Vetëm mëngjesin e sotëm kanë mbërritur me katër tragete mbi 4200 shtetas si dhe mbi 1000 automjete. Java e ardhshme pritet të regjistrojë një fluksmë të madhemigrantësh të cilët do të udhëtojnë drejt porteve të shtetit fqinj. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/